Ndërlidhjet

Tadiq: Referendumi në veri të Kosovës – i dëmshëm për Serbinë


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha sot se vendimi i përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që në mesin e muajit shkurt, të organizojnë referendum, mund të jetë i dëmshëm për Serbinë, në mbrojtjen e interesave legjitimë në Kosovë.

Mëtutje, Tadiq u tha gazetarëve në Beograd, se para Serbisë është dialgou me Kosovën, që bartë rreziqe lidhur me zgjidhjen e problemeve, dhe vlerësoi se nuk ekziston mundësia, që udhëheqja lokale të bëjë më tepër se shteti, në zgjidhjen e problemeve të popullatës serbe.

Ai ka përsëritur edhe njëherë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovë.

“Nuk ekziston ditë kur ne nuk e mbrojmë integritetin tonë në Kosovë”, tha Tadiq.

Në këtë kuadër, ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që ta mbështesin Serbinë në mbrojtjen e interesave legjitimë në Kosovë, e jo ta vështirësojnë kërë proces.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG