Kontrabanda në vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës është minimale në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2011, kur kontrabanda në këtë pjesë të vendit ishte një prej dukurive më të shfaqura në rajonin e Mitrovicës, thonë përfaqësuesit e Doganave dhe Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci, thekson se vënia nën kontroll e pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës nga ana e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, ka bërë që kontrabanda në këtë pjesë të vendit të shënojë rënie. Sipas Stavilevcit, në këto pika kufitare nuk pasur as edhe tentime për kontrabandë.
“Prej kohës kur Qeveria e Kosovës ka marrë masat për rikthimin e ligjshmërisë në atë pjesë të vendit, në veri, ka një rënie të madhe të kontrabandës. Në fakt, nuk kemi pasur tentime për kontrabandë”, thotë Stavilevci.
Pikat kufitare në veri të Kosovës për vite të tëra ishin konsideruar si oazë e kontrabandës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se pas vendosjes së bllokadave dhe mbylljes së pikave kufitare në Bërnjak dhe në Jarinë, kontrabanda nuk është një fenomen i dukshëm në rajonin e Mitrovicës.
“Nuk mund të flasim për një kontrabandë në nivel për shkak të vetë konfiguracionit të terrenit, i cili pamundëson qarkullimin e lirshëm të automjeteve transportuese me peshë të madhe, prandaj mund të themi se kontrabanda e çfarëdo mallrave është minimale në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2011, kur kontrabanda ishte një prej dukurive më të shfaqura në rajonin e Mitrovicës”, bën të ditur Hoti.
Ai thekson se në pjesën e dytë të vitit 2011 e deri më tani, Policia e Kosovës ka identifikuar disa raste të kontrabandës, por që, sipas Hotit, janë raste të pakta dhe që vlera e mallrave është e vogël. Kontrabanda e këtyre mallrave, thekson Hoti, është bërë brenda territorit të Mitrovicës, përkatësisht në rrugët që lidhin pjesën veriore të qytetit me pjesën jugore.
Në anën tjetër, përfaqësues të organizatave ekonomike në Kosovë thonë se për ta eliminuar kontrabandën në tërësi duhet të fuqizohet kontrolli i brendshëm.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se autoritetet kosovare duhet të punojnë më shumë për luftimin e kontrabandës.
“Për ta eliminuar kontrabandën në tërësi, duhet të fuqizohet kontrolli i kufijve, nëse kjo është e pamundur për shkak të situatës politike, në veçanti në pjesën veriore të vendit, duhet të fuqizohet kontrolli i brendshëm. Duhet të ketë më shumë vizita në terren nga ana e Administratës Tatimore, pastaj të kërkohen dokumentet që vërtetojnë origjinën e mallrave dhe pagesën e doganës. Nëse shitësit nuk mund t’i ofrojnë këto dokumente, malli duhet të konfiskohet. Dhe, kjo duhet të jetë pengesë për njerëzit që të mos përfshihen në aktivitete kontrabanduese”, thekson Zeka.
Sidoqoftë, autoritetet doganore thonë se masat e marra për luftimin e kontrabandës kanë bërë që të ketë rritje të të hyrave. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci, sqaron:
“Proporcioni në mes kontrabandës dhe mbledhjes së të hyrave, sqarohet në formën se njëra duhet të shënojë rënie për t’u rritur tjetra. Nëse ne kemi pasur rritje prej 18 për qind të të hyrave, atëherë nënkupton që ka pasur ulje të kontrabandës”.
Ndryshe, autoritetet e rendit dhe ato të Doganave të Kosovës bëjnë të ditur se artikujt që më së shumti kanë peshuar në ekonominë joformale, janë ato me akcizë, siç janë nafta dhe derivatet e saj, pijet alkoolike dhe duhani.

Prej kohës kur Qeveria e Kosovës ka marrë masat për rikthimin e ligjshmërisë në atë pjesë të vendit, në veri, ka një rënie të madhe të kontrabandës.

Për ta eliminuar kontrabandën në tërësi, duhet të fuqizohet kontrolli i kufijve...