Pacientët nga Kosova shpenzojnë rreth 80 milionë euro brenda vitit për trajtim jashtë vendit. Këtë e thotë Avdyl Krasniqi, Kryetar i Komisionit për Shëndetësi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo, sipas tij, është një humbje e madhe në aspektin e ekonomisë.
Ndërkaq, pacientët mendojnë se zgjidhja e vetme për t’u shëruar nga ndonjë sëmundje që nuk trajtohet në Kosovë, është udhëtimi jashtë vendit.
Bislim Gashi, nga Prishtina, 60-vjeçar, tregon se ka vuajtur dy vjet nga një sëmundje që në Kosovë nuk kanë mundur ta trajtojnë.
Pasi ka udhëtuar në Itali dhe është operuar, ai thotë se ndihet shumë mirë.
“Kam qenë i sëmurë, as vetë s’e kemi ditur prej çka. Kam vuajtur dy vjet, deri sa e kam kuptuar që problemi ka qenë te veshkat, dhe pasi jam operuar për 24 orë, kam shkuar në shtëpi, dhe nuk kam pasur asnjëherë problem. Tash nuk përdori barna dhe jam shumë mirë”, tregon Bislim Gashi.
Avdyl Krasniqi pohon se shumat e mëdha që derdhen jashtë vendit për shërim, janë një dështim për institucionet e vendit.
Ai shton se duhet bërë zgjidhje në mënyrë që këto mjete të derdhen brenda Kosovës.
“Mendoj që njerëzit tanë bëjnë zgjidhje jashtë vendit për shërim. Fatkeqësisht, shumica e pacientëve e kanë humbur besimin në shëndetësinë kosovare në përgjithësi, edhe pse unë mendoj se nuk është ndonjë cilësi më e mirë as në rajon, por pacientët shkojnë jashtë, për të derdhur shuma të majme parash”, thotë Krasniqi.
Dy milionë euro të ndara për programin e trajtimit të pacientëve për shërim jashtë vendit, nuk mjaftojnë për mbulimin e kërkesave të të gjithë atyre që kanë nevojë dhe që aplikojnë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Kërkesa nga Qeveria e Kosovës për të rritur fondet për këtë program, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, ka qenë e parealizueshme.
Në vitin që e lamë pas, sipas zyrtarëve të po kësaj ministrie, kanë aplikuar rreth 800 pacientë për trajtim jashtë vendit, derisa 290 prej tyre kanë përfituar nga ky fond.
Fondi për trajtim ka qenë 2 milionë euro, aq sa është edhe këtë vit.
Sidoqoftë, Avdyli Krasniqi thekson se Kosovës i mungon qartësimi i raporteve mes institucioneve shëndetësore publiko-private, ku edhe do të mund të derdheshin mjetet e qytetarëve brenda vendit.
Ndërkohë, sekretari permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj, vlerëson se ka qenë dekurajues bashkëpunimi mes partneritetit publiko-privat.
Sipas tij, ky segment shihet si një potencial i pashfrytëzuar deri më tani, por shumë i rëndësishëm që të tërhiqen investime plotësuese për shëndetësi.
“Procedura për një ndërmarrje të tillë publiko- private është e kushtueshme në aspektin kohor. Kërkohet kohë që të përmbushet, meqenëse nuk varet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë, por varet nga komisione ndërministrore ku edhe Ministria e Financave e ka rolin kyç”, bën të ditur Tolaj.
Sidoqoftë, marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve private shëndetësore, është nënshkruar vitin e kaluar dhe sipas punëtorëve shëndetësorë, kjo konsiderohej si një veprim i qëlluar.
Bekim Dula, kardiokirurg në njërin nga spitalet private në vend, thotë për Radion Evropa e Lirë se me këtë marrëveshje është bërë një hap pozitiv në shëndetësinë kosovare, duke shtuar se për herë të parë në Kosovë pacienti nuk do të paguajë për shërbime, të cilat i ofrojnë spitalet private, e as nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për të kërkuar shërim.
Ndërkaq, pacientët mendojnë se zgjidhja e vetme për t’u shëruar nga ndonjë sëmundje që nuk trajtohet në Kosovë, është udhëtimi jashtë vendit.
Bislim Gashi, nga Prishtina, 60-vjeçar, tregon se ka vuajtur dy vjet nga një sëmundje që në Kosovë nuk kanë mundur ta trajtojnë.
Pasi ka udhëtuar në Itali dhe është operuar, ai thotë se ndihet shumë mirë.
“Kam qenë i sëmurë, as vetë s’e kemi ditur prej çka. Kam vuajtur dy vjet, deri sa e kam kuptuar që problemi ka qenë te veshkat, dhe pasi jam operuar për 24 orë, kam shkuar në shtëpi, dhe nuk kam pasur asnjëherë problem. Tash nuk përdori barna dhe jam shumë mirë”, tregon Bislim Gashi.
Avdyl Krasniqi pohon se shumat e mëdha që derdhen jashtë vendit për shërim, janë një dështim për institucionet e vendit.
Ai shton se duhet bërë zgjidhje në mënyrë që këto mjete të derdhen brenda Kosovës.
Fatkeqësisht, shumica e pacientëve e kanë humbur besimin në shëndetësinë kosovare në përgjithësi...
“Mendoj që njerëzit tanë bëjnë zgjidhje jashtë vendit për shërim. Fatkeqësisht, shumica e pacientëve e kanë humbur besimin në shëndetësinë kosovare në përgjithësi, edhe pse unë mendoj se nuk është ndonjë cilësi më e mirë as në rajon, por pacientët shkojnë jashtë, për të derdhur shuma të majme parash”, thotë Krasniqi.
Dy milionë euro të ndara për programin e trajtimit të pacientëve për shërim jashtë vendit, nuk mjaftojnë për mbulimin e kërkesave të të gjithë atyre që kanë nevojë dhe që aplikojnë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Kërkesa nga Qeveria e Kosovës për të rritur fondet për këtë program, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, ka qenë e parealizueshme.
Në vitin që e lamë pas, sipas zyrtarëve të po kësaj ministrie, kanë aplikuar rreth 800 pacientë për trajtim jashtë vendit, derisa 290 prej tyre kanë përfituar nga ky fond.
Fondi për trajtim ka qenë 2 milionë euro, aq sa është edhe këtë vit.
Sidoqoftë, Avdyli Krasniqi thekson se Kosovës i mungon qartësimi i raporteve mes institucioneve shëndetësore publiko-private, ku edhe do të mund të derdheshin mjetet e qytetarëve brenda vendit.
Ndërkohë, sekretari permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj, vlerëson se ka qenë dekurajues bashkëpunimi mes partneritetit publiko-privat.
Sipas tij, ky segment shihet si një potencial i pashfrytëzuar deri më tani, por shumë i rëndësishëm që të tërhiqen investime plotësuese për shëndetësi.
Procedura për një ndërmarrje të tillë publiko- private është e kushtueshme në aspektin kohor.