Fitorja e betejës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e bën Kosovën një vend demokratik me aspirata për integrim në Bashkimin Evropian, deklaroi të mërkurën kryeministri Hashim Thaçi.
Luftimi i dukurive negative, sipas kryeministrit të Kosovës, do ta shkurtojë edhe fazën e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
Por, ndërsa Thaçi prezantoi prioritetet e qeverisjes së tij gjatë mandatit të mbetur, opozita vazhdoi ta kritikojë qeverisjen e tij me akuzat se po e identifikon vendin vetëm me dukuri negative.
Sidoqoftë, Thaçi mblodhi kabinetin e tij qeveritar ku prezantoi pesë prioritetet në qeverisjen gjatë këtij viti.
“Prioritetet kryesore për vitin 2012 do të vazhdojnë të mbeten, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, perspektiva konkrete dhe implementimi i agjendës evropiane që ndërlidhet drejtpërdrejt me rend dhe ligj, përmbyllja e suksesshme e fazës së pavarësisë së mbikëqyrur, rritja e zhvillimit ekonomik dhe rritja e mirëqenies sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, numëroi prioritetet e qeverisjes së tij kryeministri Thaçi.
Ai përshëndeti nismën e presidentes Atifete Jahjaga për themelimin e një këshilli për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Por, Thaçi tha se në ballë të kësaj lufte do të jetë vetë Qeveria e tij, pasi që fitorja kundër këtyre dukurive negative, sipas tij, nënkupton ndërtimin e një shteti të lirë e demokratik.
“Fitorja në betejën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nënkupton definitivisht konsolidim dhe forcim të shtetit, përmbyllje të pavarësisë së mbikëqyrur, sukses në integrimet evropiane, rritje e zhvillimit ekonomik dhe e mirëqenies sociale. Pra, ndihmon në ndërtimin e shtetit demokratik”, tha Thaçi.
Ndërkohë, partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerësoi se me këtë qeverisje, Kosova po identifikohet gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare si vend ku cenohet ligji dhe askush nuk ndëshkohet.
Në bazë të një raporti të ekipit të ekspertëve të LDK-së, ku vlerësohet puna e ekzekutivit, thuhet se Kosova po identifikohet si një vend me qeverisje të dështuar.
Prezantimin e këtij raporti e bëri anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti.
“Vlerësimi i përgjithshëm është se Kosova në shumë fusha ka ngecur, ose ka ecur prapa gjatë vitit 2011. Me këtë qeverisje, Kosova po identifikohet gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare si vend ku cenohet ligji dhe askush nuk ndëshkohet, ku abuzohet me votën e qytetarit".
"Gjithashtu, një vend me ekonomi të sfilitur, me papunësi ekstreme dhe varfëri të thellë, me shumë konflikte të interesit në procesin e stërzgjatur të privatizimit, me politikë të jashtme kaotike dhe përzierje kompetencash të shumë zyrtarëve qeveritarë, me hapje të negociatave (me Serbinë) të dështuara qysh në fillim”, prezantoi këtë raport Hoti.
Dallimet në vlerësimin e të arriturave dhe prioriteteve pozita dhe opozita e shprehën edhe në lidhje me zhvillimin ekonomik.
Ndërsa kryeministri dhe Qeveria e tij kishin premtuar një rritje të ndjeshme ekonomike, opozita tha pse arasheh një të ardhme mjaft të rëndë për ekonominë kosovare.
Luftimi i dukurive negative, sipas kryeministrit të Kosovës, do ta shkurtojë edhe fazën e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
Por, ndërsa Thaçi prezantoi prioritetet e qeverisjes së tij gjatë mandatit të mbetur, opozita vazhdoi ta kritikojë qeverisjen e tij me akuzat se po e identifikon vendin vetëm me dukuri negative.
Sidoqoftë, Thaçi mblodhi kabinetin e tij qeveritar ku prezantoi pesë prioritetet në qeverisjen gjatë këtij viti.
“Prioritetet kryesore për vitin 2012 do të vazhdojnë të mbeten, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, perspektiva konkrete dhe implementimi i agjendës evropiane që ndërlidhet drejtpërdrejt me rend dhe ligj, përmbyllja e suksesshme e fazës së pavarësisë së mbikëqyrur, rritja e zhvillimit ekonomik dhe rritja e mirëqenies sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, numëroi prioritetet e qeverisjes së tij kryeministri Thaçi.
Ai përshëndeti nismën e presidentes Atifete Jahjaga për themelimin e një këshilli për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Por, Thaçi tha se në ballë të kësaj lufte do të jetë vetë Qeveria e tij, pasi që fitorja kundër këtyre dukurive negative, sipas tij, nënkupton ndërtimin e një shteti të lirë e demokratik.
Fitorja në betejën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nënkupton definitivisht konsolidim dhe forcim të shtetit.