Ndërlidhjet

Referendumi "nuk është në interesin e Serbisë"


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se referendumi në veri të Kosovës nuk është në interesin shtetëror të Serbisë, ndërsa njëherësh mund ta komplikojë edhe më tej situaatën.

“Nëse paraprakisht e dini rezultatin dhe përgjigjen në pyetjen e caktuar, atëherë mendoj se nuk duhet humbur kohë dhe energji me referendumin. Hapat e tillë mund të nxisin reagimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe të shqiptarëve”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe.

Sipas tij, një gjë e tillë, qytetarët e veriut të Kosovës i çon në përleshje “me shtetin e tyre”.

“Po t’i donte dikush institucionet e Kosovës, ne nuk do t’i vendosnim barrikadat në korrik të vitit të kaluar, për të parandaluar Prishtinën nga instalimi i institucioneve të saj”, ka thënë Bogdanoviq.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Ne do të përpiqemi që përmes dialogut të luftojmë për interesat tona në Kosovë. Me dialog të zgjidhim të gjitha çështjet...”, ka shtuar Bogdanoviq.

Serbët e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit planifikojnë që në muajin shkurt të mbajnë një referendum, me të cilin, siç thuhet, synohet të qartësohet vullneti i serbëve për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG