Sektori privat në Kosovë vazhdimisht ka kërkuar trajtim më adekuat nga autoritetet kompetente, pasi ky sektor konsiderohet si promotor i zhvillimit ekonomik të vendit, thonë përfaqësues të bizneseve.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, thotë se ekzekutivi i vendit duhet të përdorë politika ekonomike, të cilat nuk i dëmtojnë prodhuesit vendorë, por përkundrazi i stimulojnë ata.
Sipas Shahinit, në rend të parë institucionet kompetente , duhet gjetur forma për mënyrën e qarkullimit të lehtë të mallrave në tregtinë ndërkombëtare, e sidomos me vendet anëtare të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Evropën Qendrore, e njohur me shkurtesën CEFTA.
Shahini përmend disa raste kur shtetet fqinje nuk kanë lejuar hyrjen e prodhimeve vendore në territorin e tyre, ndërsa humbjet e prodhueseve vendorë kanë qenë të mëdha, derisa Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar apo përdorur masat e reciprocitetit.
“Gatishmëria e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, jo në nivelin dhe kohën e duhur, për të marrë masa gjithmonë të njëjta, siç ishte rasti me Serbinë, u desh të pritet gati tri vjet për të marrë një masë të reciprocitetit. Me Maqedoninë Kosova pati një bllokadë disa muajshe, ku bizneset humbën miliona euro për të eksportuar, sepse Maqedonia mbronte prodhimin e vet”, thotë Shahini.
Serbia ka qenë një ndër vendet anëtare të CEFTA-s, e cila për gati tre vjet me radhë nuk kishte lejuar hyrjen e mallrave kosovare në territorin e saj. Qeveria e Kosovës, në korrik të këtij viti, vendosi masat reciproke ndaj produkteve serbe, masa këto që u ndërprenë më 16 shtator, pasi Serbia mori vendim për njohjen e dokumenteve të Kosovës.
Por, deri në vendosjen e këtyre masave, sipas një hulumtimi të Aleancës Kosovare të Biznesit, bizneset kosovare kanë humbur mbi 40 milionë euro eksport.
Rasti i fundit ka qenë kur shteti i Maqedonisë, në muajin gusht ndaloi hyrjen e prodhimeve të miellit kosovar në territorin e këtij shteti. Këto masa, nga Qeveria maqedonase u ndërprenë në fund të muajit të kaluar kur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës paralajmëroi masa reciproke.
Por, deri në paralajmërimin e masave reciproke, fabrika e miellit “M& Sillos” nga Rahoveci, e cila eksporton miell në Maqedoni, vetëm për katër muaj të zbatimit të bllokadës, ka humbur rreth 900 mijë euro, e rrjedhimisht edhe tregun maqedonas.
Sead Shehu, drejtor ekzekutiv në këtë kompani, tregon se tashmë iu është lejuar që të eksportojnë miell në Maqedoni, por vështirësi në këtë fushë, thotë ai, është ri-kthimi i tregut të mëparshëm.
“Në treg kanë depërtuar produkte tjera që janë prodhim kryesisht maqedonas. Mosprezenca e produkteve tona për katër muaj, e vështirëson shumë rikthimin e tregut. Ne do të jemi shumë insistues që ta rimarrim atë treg, sepse është i rëndësisë strategjike për kompaninë tonë”, thekson Shehu.
Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë deklarojnë se ndaj cilitdo shtet, anëtar i CEFTA-s, që bllokon hyrjen e prodhimeve kosovare, e që nënkupton edhe shkelje të marrëveshjes CEFTA, Republika e Kosovës do të reagojë në mënyrë reciproke.
Flamur Keqa, udhëheqës i Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, shprehet se më qëllim të mbrojtjes së bizneseve vendore, kjo ministri tashmë ka adaptuar edhe bazën ligjore.
“Ne jemi të interesuar që të kemi një tregti të lirë, një tregti korrekte, për marrëdhënie të mira tregtare, pavarësisht se për cilin shtete është fjala. Dhe, nëse shtetet vendosin ndonjë praktikë jo të mirë, ose pengojnë tregtinë e liri vizavi Kosovës, atëherë që edhe ne do të detyrohemi që të marrim masa të njëjta”. deklaron Keqa.
Sidoqoftë, përfaqësues të bizneseve theksojnë se Qeveria e Kosovës, gjatë këtij viti e ka pasur më lehtë t’i mbrojë prodhuesit vendorë, nga shkelja e marrëveshjes së CEFTA-s, pasi gjatë vitit 2011 Kosova kryeson këtë mekanizëm ndërkombëtar.
Lexoni edhe këto:
Mbrojtje apo humbje?
Bilanc tregtar i pafavorshëm

Mosprezenca e produkteve tona për katër muaj, e vështirëson shumë rikthimin e tregut.