Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshja


Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq
Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur arritur marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në bisedimet e zhvilluara në Bruksel, Robert Kuper.

Në komunikatën e lëshuar për shtyp thuhet se “palët janë pajtuar që gradualisht të vendosin posta kufitare të përbashkëta, të integruara, të vetme dhe të sigurta në pikë-kalimet e tyre të përbashkëta”.

Për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet rajonale, telekomunikacionin dhe energjinë, diskutimet pritet të vazhdojnë në takimet e ardhshme.

Kurse për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash, në komunikatë theksohet se pritjet janë që marrëveshja për lëvizjen e lirë, të fillojë së zbatuari më 26 dhjetor 2011.

Sidoqoftë, për Serbinë, përparimi në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja shihet si parakushti kryesor për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në këtë bllok evropian. (a.v.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG