Korrupsioni vazhdon të mbetet në nivel të lartë në të gjithë sektorët shtetërorë, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare, por edhe zyrtarë të Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit.
Merita Mustafa, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se vendi tashmë paraqet një terren të përshtatshëm për zhvillimin e kësaj dukurie.
Sipas saj, partitë politike, sistemi i drejtësisë, shërbyesit civilë dhe Kuvendi i Kosovës janë organet me nivelin më të lartë të korrupsionit.
“Niveli i korrupsionit, sipas shumë raporteve ndërkombëtare, është mjaft i lartë, marrë parasysh se jemi duke u krahasuar edhe me shtetet e Azisë Qendrore”.
“Pra, Kosova bën pjesë në mesin e shteteve mjaft të korruptuara, me nivel të lartë të korrupsionit, ku shkalla 3.5 është shumë afër shkallës ekstreme të korrupsionit”, thotë Mustafa.
Ajo drejton gishtin kah qeveria, duke thënë se në vend që ta luftojë këtë fenomen, ekzekutivi po e stimulon zhvillimin e tij.
“Nëse veprimet e saj (qeverisë) janë shumë të vogla apo gati zero në luftën kundër korrupsionit, mund të thuhet se kjo luftë pengohet në mënyrë indirekte”.
“Kjo na bën neve (OJQ-ve) të bëjmë një presion më të madh te qeveria, për shkak se mungesa e veprimeve kundër korrupsionit është duke stimuluar zhvillimin e kësaj dukurie”, thotë Mustafa.
Edhe drejtori i Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, pranon se ky fenomen është i pranishëm. Sipas tij, ende nuk ka ndodhur ndonjë angazhim i autoriteteve kompetente për ta luftuar atë.
Për korrupsionin, ai thotë se po bisedohet shumë, po hetohet pak, ndërsa nuk po gjykohet fare.
Preteni bën të ditur se një numër i madh i qytetarëve vazhdon të sjellë informacione në agjenci për raste të dyshuara korruptive.
“Kam frikë se do të humbet besimi i qytetarëve në agjenci, nëse autoritetet kompetente nuk fillojnë t’i gjykojnë rastet me veprime korruptive”.
“Nëse nuk gjykohen rastet e dyshuara për korrupsion, qytetarët do të humbin besimin jo vetëm tek agjencia, por edhe tek institucionet e tjera në përgjithësi“, thotë Preteni.
Bazuar në raportet e publikuara nga Agjencia kundër Korrupsionit, Preteni thotë se katër institucione të ndryshme publike prijnë për nga shkalla e lartë e korrupsionit.
“Më së shumti ka korrupsion ose informacione për veprime të mundshme korruptive te ndërmarrjet publike, pushteti lokal, qeveria dhe gjykatat”, sqaron Preteni.
Shqetësimet për ekzistimin e një shkalle të lartë të korrupsionit në Kosovë janë paraqitur vite me radhë edhe nga shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Udhëheqës të ekzekutivit vazhdimisht deklarojnë zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas tyre, çdo rast i dyshuar për veprimtari të tilla, duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë.
Lexoni edhe këtë:
Hetohen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ekzekutivit