Ndërlidhjet

FMN: Kosova - e pa ndikuar nga turbulenca në eruozonë


Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se qasja e kufizuar e Kosovës në tregjet globale e ka mbrojtur atë nga trazira financiare në krizën e eurozonës, megjithqë monedhë zyrtare e ka euron.

Në deklaratën e FMN-së, në faqen e saj në Internet, theksohet se “Kosova, në masë të madhe, mbetet e pandikuar nga turbulenca financiare në hapësirën euro” dhe shpjegon se kjo ka ndodhur për “shkak të integrimit të kufizuar global në tregjet financiare”.

Për shkak se një pjesë e të ardhurave për kosovarët vijnë nga anëtarët e familjeve që jetojnë jashtë, FMN-ja ka tërhequr vërejtjen se, me gjasë, të ardhurat e tyre do të jenë më të vogla dhe rrjedhimisht, edhe dërgesat e tyre do të shënojnë rënie.

“Ripërtritja e rënies në hapësirën euro, mund të ndikoj negativisht në remitenca dhe investimet e jashtme direkte”, thuhet në kumtesën e FMN-së, e cila e ka këshilluar Kosovën që ta shesë kompaninë e saj më fitimprurëse, Post Telekomin e Kosovës.

Procesi i shitjes i PTK-së, me gjasë, do të përsëritet pasi disa ofertues u tërhoqën për shkak të hetimeve të Bashkimit Evropian lidhur me dyshime për korrupsion në këtë kompani.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG