Ndërlidhjet

Rreziku nga ndotja e ambientit në Kosovë


Fëmijët luajnë afër termocentralit...
Fëmijët luajnë afër termocentralit...
Termocentralet në Kosovë konsiderohen ndër ndotësit kryesorë të mjedisit në Kosovë.

Ndotja e ambientit në Kosovë nga termocentralet vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët e Kosovës.

Ata thonë se po rrezikohen nga një ambient i ndotur, ndërkaq kërkojnë nga autoritetet kompetente marrjen e masave urgjente në përmirësimin e kësaj gjendje.

Edhe kozmosi mund të rrezikohet këtu, mund të rrezikohen edhe lulet, sepse edhe luleve i nevojitet oksigjen i pasur, e jo me vetura. Ky qytet ka marrë formën e një vendi ku ndoshta në ndonjë planet tjetër ekziston, krejt beton, beton”, thekson Gani Xhafolli.

Ngjashëm mendon edhe Ramadan Ibrahimi...

Ambienti në Kosovë është shumë i ndotur. Nga këndvështrimi im artistik e perceptoj si një krim në harmoninë e gjithësisë, veza kozmike ka filluar të krimbet”, thotë ai.

Ndërkaq, Rasim Thaçi, gjendjen e ambientit në Kosovë e quan alarmante.

Jo i rrezikuar, por shumë i rrezikuar. Vetëm fjala është ambient, por ambienti këtu nuk ekziston. Së shpejti e gjithë popullata do të fillojmë të shëtisim me gaz-maska, nëse nuk ndërmerret diçka në përmirësimin e kësaj gjendjeje”, shprehet ai.

Edhe Teuta Rexhepi thotë se është e pakënaqur me iniciativat e autoriteteve kompetente për të ndërmarrë diçka konkrete në mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Sigurisht se mund të ketë rrezik nga ndotja e ambientit. Në Kosovë ka shumë papastërti, shumë vetura që ndotin mjedisin, dhe nuk shoh diçka që ndërmerret nga institucionet për rregullimin e këtij problemi”, thekson ajo.

Çështjen e ndotjes së mjedisit nga termocentralet e ka ngritur në vazhdimësi Partia e të Gjelbërve në Kosovë.

Kryetari i kësaj partie, Daut Maloku thotë se ndotja e ambientit nga termocentralet në Kosovë është shumë e madhe dhe sipas tij, ndikimi i dëmshëm në shëndetin e popullatës është mjaft shqetësues.

Problemi i termocentraleve është një ndër problemet më të mëdha mjedisore në Kosovë.
Problemi i termocentraleve është një ndër problemet më të mëdha mjedisore në Kosovë. Autoritetet kosovare duhet të ndërmarrin masa urgjente. Qytetarët janë të rrezikuar nga pluhuri që lirojnë tymtarët e që përmban elemente të rrezikshme kimike, gazra dhe materie tjera, që barten përmes erës në kanalet e frymëmarrjes dhe shkaktojnë sëmundje malinje dhe kardiovaskulare”, thekson Maloku.

Sipas projeksioneve qeveritare, mbyllja e termocentralit “Kosova A”, është paraparë të bëhet në vitin 2017.

Ndërsa termocentrali i ri, ndonëse parasheh prodhimin e energjisë nga linjiti, pritet të jetë sipas standardeve evropiane.

Ndryshe, ndotja e ambientit në Kosovë i tejkalon normat e lejuara evropiane, ndërkohë që rezultatet të cilat i posedon Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, tregojnë se vetëm në Prishtinë këto vlera tejkalohen për 3 deri në 6 herë më shumë, sesa ato të lejuarat.
XS
SM
MD
LG