Në Kosovë janë hapur dy qendra për zgjidhjen e kontesteve ekonomike. Themelimi i këtyre dy qendrave, sipas përfaqësuesve të organizatave ekonomike në vend, do të ndihmojë zhvillimin e drejtë tregtar dhe afarist në Kosovë.
Ata thonë se kontestet komerciale, bizneset kosovare do të mund t’í zgjidhin përmes këtij tribunali të arbitrazhit, pa iu drejtuar gjykatave.
Ardi Shita, sekretar gjeneral i qendrës për zgjidhjen alternative të kontesteve
në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se këto qendra do të kontribuojnë në zgjidhjen alternative të kontesteve në raport me Gjykatën Ekonomike në Prishtinë.
“...në të njëjtën kohë, do të ndikojnë në zvogëlimin e rasteve të pazgjidhura, që i kanë gjykatat e që janë mbledhur që sa vite. Në aspektin shkencor do të ndikojnë në zhvillimin e së drejtës tregtare dhe afariste në Kosovë, pothuajse për herë të parë me metodat bashkëkohore”, thekson Shita për Radion Evropa e Lirë.
Organizata ndërkombëtare vazhdimisht kanë konstatuar se në Kosovë ekzistojnë konteste të shumta ndërmjet bizneseve dhe se ato biznese shpesh nuk iu drejtohen gjykatave për shkak të procedurave të stërzgjatura dhe kostos së lartë.
Në raportin e Bankës Botërore “Të bërit biznes në Kosovë” për vitin 2011, është thënë se zgjidhja e një kontesti tregtar mes bizneseve në vlerë prej 3 mijë eurosh në Gjykatën Ekonomike të Prishtinës, zgjat 420 ditë.
Ardi Shita, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se me themelimin e qendrës së arbitrazhit, këto çështje do të zgjidhen shumë më shpejt.
“Me këto qendra ne do t’iu ofrojmë palëve zgjidhje për së paku 60 për qind më shpejt se në Gjykatën Ekonomike në Prishtinë apo në gjykatat tjera kompetente”, thotë ai.
Tribunali i përhershëm i arbitrazhit edhe sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, do ta ketë një rëndësi të veçantë për aktualitetin ekonomik në Kosovë.
“Gjykatat e Kosovës janë të stërmbushura me lëndë të pazgjidhura. Do të jetë një mekanizëm për përshpejtimin e këtyre kontesteve komerciale. E tëra kjo do të reflektojë në ngritjen e atraktivitetit për investitorët e huaj”, thekson Gërxhaliu.

(Qendrat) do të ndikojnë në zhvillimin e së drejtës tregtare dhe afariste në Kosovë.