Ndërlidhjet

Kushtet e mira, por ka parregullësi


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Në burgjet e Kosovës dhe në qendrat korrektuese, ka përmirësim të situatës se përgjithshme, por edhe parregullsi, shkelje, mbipopullim, nepotizëm, por edhe respektim të të drejtave të personave të privuar nga liria, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat i monitorojnë këto institucione.

Feride Rushiti, udhëheqëse e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, pohon se gjendja e përgjithshme, mund të vlerësohet si e mirë, por megjithatë, sipas saj, ka hapësirë për përmirësime.

Kryesisht në kushtet e jetesës, kushtet materiale, pastaj në qendrat e paraburgimit me interes të veçantë është të përmendët zgjatja e procedurave të akt - gjykimit, ku qëndrimi i të paraburgosurve i tejkalon çdo limit. Po ashtu ka mbipopullim në disa qendra, mungesa e vendeve të përshtatshme për aktivitet të lira, aktivitete edukuese, objekte të vjetra, hapësira të ngushta akomoduese, siç është Gjilani e Prishtina”, thotë Rushiti,

Edhe, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, thekson se ka përmirësime në kushtet dhe respektimin e të drejtave të të burgosurve, apo të paraburgosurve, por vërejtjet dhe kritikat janë ende të pranishme.

Ato që ne i kemi vërejtur më shumë është mbipopullimi dhe sistematizimi, në Burgun e Dubravës. Furnizimi me ujë nganjëherë, këtë e kemi vërejtur në Lipjan. Një mungesë tjetër është ri-socializimi i njerëzve, pasi është e domosdoshme. Mungesa e punonjësve socialë është e pranishme në të gjitha qendrat korrektuese”, shprehet Kurteshi.

Trajtimi i të burgosurve dhe të paraburgosurve kosovarë është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe atyre të rajonit, thotë Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Si faktor i rëndësishëm, sipas tij, është se ndaj të burgosurve nuk përdoret dhunë fizike nga punonjësit e këtyre institucioneve.

Por, megjithatë, shqetësim paraqitet mungesa e përkujdesjes shëndetësore, thotë Shala, sipas të cilit, punonjësit shëndetësor nuk janë të interesuar të punojnë në institucionet korrektuese për shkak të pagave të vogla.

Por, në përgjithësi gjendja e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria është e mirë.
Por, në përgjithësi gjendja e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria është e mirë”, thotë Shala.

Por, Sokol Zogaj, zëvendëskomesar për siguri në Shërbimin Korrektues në Kosovë, thotë se krahasuar më periudhën e pasluftës, kur gjendja në këto institucione ishte e mjerueshme, me infrastrukturë të shkatërruar dhe mungesë të kushteve elementare për të operuar, tashmë situata e përgjithshme paraqitet në nivel të duhur.

Ai madje konsideron se në të gjitha burgjet e Kosovës, të burgosurit dhe të paraburgosurit gëzojnë të drejtat e tyre, sipas kritereve të parapara me ligj dhe standarde evropiane.

Kështu që kemi kujdes në plotësimin e standardeve sipas rregullave ndërkombëtare. Ne jemi të interesuar dhe bëjmë përpjekje që në bazë të ligjit që ata të ndjejnë veten mirë dhe të trajtohen në mënyrë ligjore”, shprehet Zogaj.

Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës administron Burgun e Dubravës, Qendrën Korrektuese në Lipjan, si dhe qendrat e paraburgimit në Prizren, Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë
XS
SM
MD
LG