Ndërlidhjet

Konfirmohet aktakuza kundër Limajt


Fatmir Limaj
Fatmir Limaj
Është konfirmuar aktakuza për krime lufte ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limajt, dhe nëntë ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Lajmin ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë, avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi.

Seanca për konfirmimin e aktakuzës në rastin “Kleçka” kishte nisur më 24 gusht në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Ata, thuhet në aktakuzë, akuzohen se në bashkëveprim, përfshirë edhe Dëshmitarin X dhe shtatë ushtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së, “dhunuan integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të papërcaktuar të civilëve serbë dhe shqiptarë dhe të burgosurve ushtarakë serbë, të paraburgosur në një qendër paraburgimi që gjendej në fshatin Kleçkë”.

Zoti Limaj dhe të akuzuarit e tjerë: Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Sabit Shala, Refi Mazreku, Arben Krasniqi, Shaban Shala, Behlul Limaj dhe Besim Shurdhaj, e kanë mohuar fajësinë. (e.p.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG