Rreth 40 për qind është rritur numri i të punësuarave vetëm në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa 55 për qind është rritur kapaciteti prodhues në këtë sektor, që nga zbatimi i masave të reciprocitetit. Kështu thuhet në një hulumtim të zhvilluar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, por edhe nga përfaqësues të kompanive prodhuese dhe ndërtimore.
Parimi i reciprocitetit apo ndalimi i hyrjes se mallrave serbe në tregun kosovar, ka ndikuar në rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e numrit të të punësuarve.
Kështu thuhet në një hulumtimi që ka përgatitur Aleanca Kosovare e Biznesit, të quajtur “ndikimi i masave të reciprocitetit në ekonominë kosovare në periudhën 21 korrik - 05 gusht të këtij viti”.
Kjo periudhë është kur Qeveria e Kosovës vendosi masa të plota reciprociteti ndaj produkteve të Serbisë, ndërsa taksë doganore prej 10 për qind për produktet e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tregon se hulumtimi është zhvilluar në 8 komuna të Kosovës, me 500 përfaqësues të bizneseve dhe 200 konsumatorë.
“Nëse merret parasysh përgjigjja e bizneseve prodhuese dhe tregtare, të gjitha përgjigjet janë pozitive. Është rritur shkalla e kërkesës së prodhimeve kosovare, është rritur numri i të punësuarve. Arsyeja kryesore është se mallrat nga Serbia nuk vijnë. Kjo del se këto masa janë të mirëpritura nga bizneset dhe qytetarët dhe këto masa kanë rimëkëmbur ekonominë, sidomos ato prodhuese në Kosovë”, thotë Shahini.
Sektori i prodhimit të ndërtimtarisë është sektori që më së shumti ka përfituar nga ndalimi i futjes së mallrave serbe në Kosovë, thotë Shahini, për të shtuar se ky sektor vetëm gjatë 20 ditëve, ka rritur numrin e të punësuarve deri në 40 për qind.
“Sektori i ndërtimtarisë është më i godituri, por njëkohësisht është një ndër sektorët që më se shumti ka rritur prodhimin dhe punësimin. Mbi 55 për qind është rritur prodhimi ndërtimor, ndërsa vetëm gjatë këtyre ditëve, për 40 për qind është rritur numri i të punësuarve në këtë sektor”, shprehet Shahini.
Një ndër kompanitë vendore e cila bën prodhimin e blloqeve ndërtimore, është “Muqa Company’ në Suhareke.
Xhevat Muqa, menaxher në këtë ndërmarrje, tregon se që nga zbatimi i masave të reciprocitetit, rreth 20 për qind është rritur kërkesa për këtë produkt, pasi që, siç thotë ai, më herët një sasi e madhe e blloqeve janë importuar nga shteti i Serbisë.
Muqa, ndërkaq thotë se tashmë janë duke shikuar mundësitë për rritjen e numrit të të punësuarve.
“Po është rritur dukshëm kërkesa e blloqeve, për arsye se është bërë bllokomi i kufirit atje, dhe kështu që ne kemi kërkesa më të mëdha se sa kemi pasur”, tregon Muqa.
Ndërsa, Jahir Morina, udhëheqës i kompanisë ndërtimore “Princesha”, thotë se pas zbatimit të këtyre masave, ka lidhur kontrata me kompani kosovare për prodhimin e produkteve ndërtimore.
Duke e quajtur të suksesshëm veprimin e qeverisë për parimin e reciprocitetit, Morina thotë se gjatë këtij muaji ka rritur numrin e punëtorëve deri në 50 për qind.
“Sepse masat e reciprocitet na kanë dhënë mundësinë që të lidhemi më kompanitë vendore dhe këto kompani kanë shtuar prodhimin dhe bashkëpunimin me kompanitë ndërtimore, siç jemi edhe ne. Dhe kjo ka një sukses të madh sepse të gjitha kompanitë vendore kanë shtuar prodhimin dhe numrin e punëtorëve”, thotë Morina.
Ndryshe, Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, thotë se ky punësim nuk mund të jetë i qëndrueshëm nëse masat e reciprocitetit do të ndërpriten.
Parimi i reciprocitetit apo ndalimi i hyrjes se mallrave serbe në tregun kosovar, ka ndikuar në rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e numrit të të punësuarve.
Kështu thuhet në një hulumtimi që ka përgatitur Aleanca Kosovare e Biznesit, të quajtur “ndikimi i masave të reciprocitetit në ekonominë kosovare në periudhën 21 korrik - 05 gusht të këtij viti”.
Kjo periudhë është kur Qeveria e Kosovës vendosi masa të plota reciprociteti ndaj produkteve të Serbisë, ndërsa taksë doganore prej 10 për qind për produktet e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tregon se hulumtimi është zhvilluar në 8 komuna të Kosovës, me 500 përfaqësues të bizneseve dhe 200 konsumatorë.
Është rritur shkalla e kërkesës së prodhimeve kosovare, është rritur numri i të punësuarve.
Sektori i prodhimit të ndërtimtarisë është sektori që më së shumti ka përfituar nga ndalimi i futjes së mallrave serbe në Kosovë, thotë Shahini, për të shtuar se ky sektor vetëm gjatë 20 ditëve, ka rritur numrin e të punësuarve deri në 40 për qind.
“Sektori i ndërtimtarisë është më i godituri, por njëkohësisht është një ndër sektorët që më se shumti ka rritur prodhimin dhe punësimin. Mbi 55 për qind është rritur prodhimi ndërtimor, ndërsa vetëm gjatë këtyre ditëve, për 40 për qind është rritur numri i të punësuarve në këtë sektor”, shprehet Shahini.
Një ndër kompanitë vendore e cila bën prodhimin e blloqeve ndërtimore, është “Muqa Company’ në Suhareke.
Xhevat Muqa, menaxher në këtë ndërmarrje, tregon se që nga zbatimi i masave të reciprocitetit, rreth 20 për qind është rritur kërkesa për këtë produkt, pasi që, siç thotë ai, më herët një sasi e madhe e blloqeve janë importuar nga shteti i Serbisë.
Muqa, ndërkaq thotë se tashmë janë duke shikuar mundësitë për rritjen e numrit të të punësuarve.
“Po është rritur dukshëm kërkesa e blloqeve, për arsye se është bërë bllokomi i kufirit atje, dhe kështu që ne kemi kërkesa më të mëdha se sa kemi pasur”, tregon Muqa.
Ndërsa, Jahir Morina, udhëheqës i kompanisë ndërtimore “Princesha”, thotë se pas zbatimit të këtyre masave, ka lidhur kontrata me kompani kosovare për prodhimin e produkteve ndërtimore.
Dhe kjo ka një sukses të madh sepse të gjitha kompanitë vendore kanë shtuar prodhimin dhe numrin e punëtorëve.