Ndërlidhjet

Pa efekt në mbledhjen e të hyrave


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Reciprociteti ndaj produkteve të Serbisë nuk do të mund të ndikojë në mbledhjen e të hyrave nga Doganat e Kosovës, thonë zyrtarë të këtij mekanizmi. Ata bëjnë të ditur se që nga vendosja e këtyre masave nuk kanë vërejtur zvogëlim në mbledhjen të hyrave. Ndërkaq, ekspertë të çështjeve ekonomike, thonë se zëvendësimi i produkteve serbe me produktet e vendeve tjera ndihmon të mos kemi ndonjë efekt negativ në këtë çështje.


Produktet serbe që nga data 20 korrik nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.

Kjo masë e reciprocitetit, sipas zyrtarëve Doganave të Kosovës nuk ka ndikuar
në mbledhjen e të hyrave.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adritaik Stavilevci, thotë se nuk kanë vërejtur ndonjë ndryshim në mbledhjen e të hyrave.

Matja e të hyrave me vitin e kaluar, periudhat e njëjta të këtij viti me vitin e kaluar, tregon se kemi të hyra për 3.4 milion më shumë, nëse vitin e kaluar kemi pasur 16 milion euro të mbledhur në javën e 31, kurse sivjet kemi rreth 20 milion euro më shumë, po ende mbetet herët të dihet nëse efekti ka qenë për shkak të reciprociteti apo ndonjë efekt tjetër”, thotë ai.

Ndërkohë, ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se masat e reciprocitetit mund të kenë efekte negative në të hyrat e mbledhura nga doganat, por nëse këto produkte, thonë ata, do të zëvendësohen me produktet e vendeve tjera, atëherë nuk do të ketë humbje në mbledhjen ë të hyrave.

Duke e marrë parasysh që këto produkte që bllokohen ne kufi me Serbinë do të zëvendësohen patjetër me produktet që do të vinë nga shtete tjera dhe nga pikat tjera doganore, unë konsideroj që të hyrat do të vinë nga anët tjera të kufirit dhe do të kemi një bilanc në aspektin e të hyrave”, thotë Alban Zogaj nga Instituti “Riinvest”.

Zogaj nuk beson se masat e reciprocitetit ndaj produkteve do të ndikojnë në mos arritjen e planeve të qeverisë që janë paraqitur më herët rreth mbledhjes së të hyrave.

Nëse do të bëhet zëvendësimi i produkteve me vendet tjera, unë besoj që do të arrihet shuma që është planifikuar nga Qeveria e Kosovës.
Nëse do të bëhet zëvendësimi i produkteve me vendet tjera, unë besoj që do të arrihet shuma që është planifikuar nga Qeveria e Kosovës. Patjetër që këto produkte do të zëvendësohen dhe nuk ka nevojë që të ulet konsumi për shkak të bllokadës së produkteve serbe”, thekson ai.

Qeveria e Kosovës në buxhetin e këtij viti nga Doganat e Kosovës, ka planifikuar të hyra 830 milion euro.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adritaik Stavilevci, thotë se deri më tani kanë arritur t’i tejkalojnë parashikimet e përcaktuara nga Qeveria e Kosovës.

Caku për sivjet është 830 milion euro, trendi momental dhe trendi i kaluar kur nuk ka pasur reciprocitet ndaj produkteve serbe. Ne kemi qenë mbi plane, dhe ne presim që sivjet ta arrijmë atë cak pa ndonjë problem të madh”, shprehet Stavilevci.

Institucion i rëndësishëm për mbledhjen e të hyrave në Kosovë, përveç doganave, është edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Këto dy institucione mbledhin mbi 90 për qind të të hyrave të planifikuara për shtetin e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG