Me marrëveshjet e arritura në dialog, Serbia nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, por thjesht ka treguar gatishmërinë e saj për të nisur zgjidhjen e çështjeve praktike në marrëdhëniet me Kosovën. Kështu vlerëson në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Janusz Bugajski, drejtor i projektit të demokracive të reja evropiane, në Qendrën Ndërkombëtare për Studime Strategjike.
“Mendoj se marrëveshjet e arritura janë një fillim i mirë dhe tregojnë se dialogu ka sjellë disa rezultate, marrë parasysh se ka pasur shumë skeptikë, të cilët nuk kanë besuar se do të lëvizë ndonjë gjë. Madje, ata kanë menduar se, për arsye të ndryshme, njëra ose tjetra palë do t’i bllokonte bisedimet. Andaj, mendoj se është një nisje e mirë, por, megjithatë ky është vetëm fillimi, pasi bisedimet po zgjasin disa muaj. Ndonëse nuk do t’i vlerësoja si një hap i madh përpara, konsideroj se marrëveshjet janë një hap i rëndësishëm për të dyja palët, në drejtim të respektit të ndërsjellë, të bashkëpunimit rajonal dhe të pranimit të realitetit”, ka thënë Bugajski.
Opozita serbe ka akuzuar qeverinë se me arritjen e marrëveshjeve, Serbia de fakto e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por, Bugajski ka një tjetër mendim:
“Serbia, me anë të marrëveshjeve, ka pranuar se Kosova ekziston. Ajo nuk e ka pranuar shtetësinë e saj, e as subjektivitetin ndërkombëtar”, thotë ai, për të shtuar se në arritjen e marrëveshjeve me Prishtinën, ka ndikuar edhe presioni i Bashkimit Evropian.
Ky i fundit, sipas Bugajskit, kërkon krijimin dhe kultivimin e bashkëpunimit rajonal si kusht për Serbinë, për të marrë statusin e kandidatit për aderim në bllokun evropian.
Bugajski nuk thotë se Serbia do të kushtëzohet me njohjen e Kosovës në rrugën e saj evropiane, por, sipas tij, do të ketë presion në këtë drejtim.
“Bashkimi Evropian nuk do të ‘importojë’ në radhët e tij një shtet të ri, i cili më pas mund ta bllokojë një tjetër shtet nga anëtarësimi. Me fjalë të tjera, ai nuk do në radhët e tij një tjetër problem të llojit greko-maqedonas, apo edhe një çështje qipriote-turke”, ka thënë Bugajski.
Sidoqoftë, ka zëra në Beograd që thonë se marrëveshjet Kosovë-Serbi mund ta çojnë presidentin serb, Boris Tadiq, në humbje të zgjedhjeve të ardhshme. Sipas tyre, në të do të ndikojë edhe arrestimi i ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
Por, Bugajski mendon se zgjedhjet do të ndikohen nga të tjera çështje.
“Mendoj se çështjet ekonomike, standardi jetësor, korrupsioni do të jenë çështje më të rëndësishme në zgjedhjet e Serbisë”, vlerëson Bugajski. (v.t.)