Lulzim Basha do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës.
Vendimi i së premtes i Kolegjit Zgjedhor la në fuqi tabelën përfundimtare të rezultatit të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjadhjeve për garën për Tiranën, e cila shpallte fitues kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha, me 93 vota më shumë sesa kandidati rival, Edi Rama.
Kolegji rrëzoi ankesën e Partisë Socialiste, me arsyetimin se kërkesa e saj për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 284 qendra votimi në Tiranë, ishte jashtë afateve ligjore.
Pas vendimit të Kolegjit, palët u treguan të rezervuara të japin deklarata.
Ky vendim i Kolegjit ka mbyllur një maratonë zgjedhore plot 2 mujore që prej mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Gara për Tiranën tensionoi jo pak politikën në Shqipëri, në një kohë kur opozita akuzonte Partinë Demokratike për manipulime dhe mbi këtë ngriti një sërë padish, si në Komisionin Qendror Zgjedhor, ashtu dhe në Kolegjin Zgjedhor.
Në përballjen e fundit ligjore tashmë dihet emri i fituesit dhe ai është Lulzim Basha. Mirëpo, nuk dihet ende cili do të jetë reagimi i opozitës pas këtij vendimi të KZ-së, në një kohë kur Edi Rama në cilësinë e kryetarit të opozitës ka deklaruar se do të njohë vetëm atë vendim që çon Tiranen në rivotime.
Sipas Ligjit zgjedhor, duhet të tejkalohen ende disa procedura burokratike derisa Lulzim Basha të marrë në dorë çelësat e Bashkisë më të rëndësishme në vend, Tiranës.