Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka pranuar se vdekja e një avokati rus në burg, i cili i kishte akuzuar zyrtarët për korrupsion, ishte pasojë e “aksioneve kriminale”.
Zoti Medvedev tha se rasti i avokatit Sergei Magnitsky, i cili vdiq në nëntor të vitit 2009, pas afro një viti në burgun rus, ishte një “rast i dhembshëm”.
Këto komente presidenti rus i bëri në një takim me zyrtarë të lartë për të drejta të njeriut, në qytetin jugor rus, Nalçik, që ishte qyteti i lindjes i avokatit të ndjerë, Magnitsky.
Ai kishte punuar për fondin Hermitage Capital.
Magnitsky ishte arrestuar nga zyrtarë të ministrisë së brendshme dhe ishte akuzuar për evazion të taksave, pasi i kishte akzuar zyrtarët e kësaj ministrie për përdorim të letrave të rrjeshme për tatime, për t’i vjedhur 230 milionë dollarë nga shteti.