Ndikimi i partive politike që janë në pushtet te sindikatat që përfaqësojnë punëtorët, ka bërë që këta të fundit të përçahen, duke dëmtuar kështu punëtorët, vlerësojnë sociologë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ata thonë se, për të dalë nga kjo gjendje duhet të mbahet një kongres i jashtëzakonshëm.
Kriza në Bashkimin e Sindikatave të Kosovës është thelluar kur në kongresin e pestë zgjedhor delegatët e kongresit kishin shkarkuar nga detyra kreun e këtij mekanizmi Haxhi Arifaj, dhe kishin përkrahur për kryetar Ali Shabanaj, ish kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Por, Arifi nuk kishte pranuar të largohet nga detyra, duke e vlerësuar jo-legjitim shkarkimin e tij.
Këto ngjarje, sipas sociologëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, po ndodhin për shkak të politizimit të sindikalistëve.
Fadil Maloku, sociolog, jep më shumë hollësi.
“Unë mendoj që status-quoja e krijuar në BSPK, është pasojë e shumë faktorëve. Një faktor që është dominues, e që e ka përcjellë që nga pas lufta BSPK-në, është politizimi i tepruar i strukturave të ndryshme politike që kanë dashur të ushtrojnë ndikimin e vet dhe të menaxhojnë këtë shkallë sociale, që në fakt ka pasur indikacione, që menjëherë pas luftës të shpërthejë si e tillë”, thotë Maloku.
Një faktor tjetër që e thekson sociologu Maloku, është edhe ambicia individuale të krerëve të BSPK-së, të cilët dëshirojnë të krijojnë monopol brenda këtij institucioni mjaft të rëndësishëm në proceset sociale dhe ekonomike në vend.
Lufta e madhe që është duke u bërë për të marrë postin e kryetarit të BSPK-së, edhe sipas Agron Demit, nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, ka të bëjë më shumë për shkak të favoreve personale që krijon ai post.
“Organizmi sindikal nuk ka qenë i organizuar mirë që nga pas lufta, kjo manifestohet edhe me politika publike, për shkak se BSPK-ja dhe organizmi sindikal, janë forcë kyçe në disa organizma publik, siç është Këshilli Ekonomik Social “KES”. Për shkak të konflikteve të brendshme, KES nuk është funksionalizuar, dhe si pasojë është shtyrë për shumë kohë përcaktimi i pagës minimale dhe shumë procese tjera”, sqaron ai.
Demi thotë se që nga pas lufta, sindikalistët nuk mbahet mend për ndonjë aktivitet sindikal në të mirë të punëtorëve.
Ndërkaq për të dalë nga kjo gjendje në të cilën është futur BSPK-ja, Demi thotë se duhet të mbahet një kongres i jashtëzakonshëm.
“Anëtarët e BSPK-së, që dëshirojnë të mbajnë primatin e BSPK-së, duhet të ofrojnë program dhe të tregojnë se çfarë ofrojnë për 3-4 vitet e ardhshme. Deri më tani nuk kemi parë një program nga krerët e BSPK-së, se si parashohin të reformojnë këtë institucion, por, kemi parë vetëm pretendime se si të vinë në post dhe të largojnë tjetrin. Pra nuk kemi një program”, shprehet Demi.
Ndërkaq, sociologu Fadil Maloku është mjaft skeptik në zgjidhjen e problemeve në BSPK.
“Është shumë vështirë të thuhet se për një kohë të shkurtë do të zgjidhet ky problem, pasi që aty janë mbjellë struktura të fuqishme që janë të ndikuara nga politika, e që është një hendikep i madh. Vetëm më organizimin e një kongresi të ri, ku do të skutoheshin të gjithë problemet, do të mund të bëhet diçka në këtë drejtim”, deklaron Maloku.
Ndryshe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është themeluar më 1990.