Dhuna në familje vazhdon të jetë e pranishme në masë të madhe në Kosovë. Këtë e thonë vetë organet e rendit, duke pohuar se vetëm në 4-mujorin e parë të këtij viti, janë raportuar 130 raste të dhunës; 98 për qind e viktimave të dhunës thuhet të jenë femra.
Tahire Haxholli, shefe e sektorit të dhunës në familje në Drejtorinë e Krimeve të Rënda, thotë për Radion Evropa e Lirë se, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, statistikat e dhunës në familje janë pothuajse të njëjta.
“Gjatë vitit 2010 kanë qenë 944 raste. Nëse krahasohet me vitin 2009, është pothuajse njëjtë. 5 vrasje kanë qenë vitin e kaluar, ndërsa këtë vit kanë qenë 2 vrasje”, thotë ajo.
Sipas drejtorit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Behxhet Shala, as organizatat vendore e as ato ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, nuk janë duke u marrë seriozisht me këtë çështje. Shala shprehet skeptik për ndonjë përmirësim të dukshëm në të ardhmen e afërt.
“Nëntëdhjetetre për qind e dhunës që përdoret, është ndaj femrës. Nuk e kemi ndonjë stad më të mirë apo perspektivë më të mirë, sepse mungojnë mekanizmat mbrojtës institucionalë. Përderisa nuk krijohen këta mekanizma, ne edhe një kohë të gjatë do të merremi me këtë problem”, thotë Shala.
Psikologët në vend thonë se shkaktarë të mundshëm të dhunës në familje mund të jenë edhe kushtet ekonomike e sociale. Në të shumtën e rasteve, viktimat dhe dëshmitarët nuk i raportojnë rastet, sepse dhunën e shohin si problem brenda familjes, vlerësojnë psikologët.
Igballe Rogova, drejtoreshë e Rrjetit të Grave të Kosovës, thotë se dhuna fizike e ka kaluar kufirin, duke shkaktuar vrasje edhe në vendet publike. Sipas saj, shkak i mosraportimit të dhunës është edhe humbja e besimit tek institucionet e rendit. Ndërsa, sa u përket personave që ushtrojnë dhunë, Rogova ka një shpjegim:
“Kur kemi biseduar me njerëzit që ushtrojnë dhunë, gjëja e parë që kanë përmendur, ka qenë depresioni. Por, te ne akoma nuk ekziston besimi i qytetarëve te qendrat që ofrojnë ndihmë, te psikologu apo psikiatri”.
Strehimi në strehimoret e vendit shihet si ndihmë eventuale për viktimat e dhunës. Autoritetet e rendit thonë se ai bëhet në baza vullnetare. Tahire Haxholli shpjegon më shumë:
“Mbrojtja bëhet në bazë të vullnetit, në ndonjë strehimore të ndonjërës nga OJQ-të. Policia ndihmon në raste, duke ofruar edhe avokatë falas. Kjo është një mbrojtje që ne mund ta ofrojmë dhe kjo vlen për të gjitha rastet që ndjehen të rrezikuara. Shumica e viktimave pranojnë të strehohen, por ka dhe të tilla që kthehen në familje. Nëse kthehen në familje, ato raste janë më problematike për mbrojtje”.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, por edhe organizata të tjera vendore e ndërkombëtare tërheqin vërejtjen se gratë kosovare janë ende viktimat më të shpeshta të dhunës dhe një nga grupet më të margjinalizuara.

Përderisa nuk krijohen mekanizmat institucionalë, ne edhe një kohë të gjatë do të merremi me këtë problem.