Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme mund t`i sjellë shoqërisë shqiptare një elitë të re të politikanëve profesionalë, si pasojë vetëdijesimit të elektoratit, vlerësojnë intelektualët e pavarur dhe përfaqësuesit e sektorit civil. Ata shprehen skeptikë në kapacitetin e politikëbërësve aktualë shqiptarë për t`i shtyrë para çështjet e hapura.
Valon Kurtishi, drejtues i Organizatës joqeveritare nga Tetova “Illyricum Libertas”, thotë se zgjedhjet e parakohshme do t’i vetëdijesojnë partitë politike për veprimin e tyre, qoftë si opozitë, qoftë në pushtet.
“Sa i takon asaj, të themi konkretisht se është pozitive apo negative organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, në parim, mendoj se mbajtja e tyre para afatit të caktuar është pozitive”.
“Pra, mundësohet që në skenë të dalin alternativa të reja politike, subjekte të reja politike, dhe pse jo, ne jetojmë në një demokraci parlamentare ku garantohet në formë ligjore shprehja e mendimit alternativ, mandatohemi nga populli, pra kemi demokraci përfaqësuese dhe është mirë paraqitja e alternativave të reja. Në fund është populli ai që do të gjykoj. Ne jemi në një gjendje të rëndë politike dhe kemi nevojë për zgjedhje të reja”, thotë Kurtishi.
Ndërkohë, Fejzulla Shabani, ligjërues në UEJL, në Tetovë, nga Departamenti i Shkencave Politike, e vlerëson si të gabuar heqjen dorë të politikanëve shqiptarë në vazhdimësi nga pozicioni vendimmarrës lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Sipas tij, për momentin kjo “letër” është djegur.
“Kontesti i emrit dhe njëherësh, rruga, të cilën e parashtron partia shqiptare në pushtet se do të largohet nga pushteti nëse kontesti i emrit, nuk zgjidhet dhe brenda vitit 20011 Maqedonia nuk merr datën për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, është një çështje që populli më nuk e gëlltit, sepse kjo nuk varet nga subjekti politik që është në pushtet. Kjo çështje nuk varet as nga partitë politike shqiptare, sepse ata hoqën vetë dorë nga e drejta për vendosje”, vlerëson Shabani.
Sipas Shabanit, në interes të shqiptarëve, zgjedhjet duhet mbajtur pasi të ketë përfunduar procesi i regjistrimit, njëherësh kjo kohë do të shërbente për konsolidimin e opozitës, e cila nuk e ka të përcaktuar një strategji të qartë veprimi.
“Ndaj mendimin se shqiptarët, me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, mund ta avancojnë statusin e tyre politik dhe juridik Me ngeljen e kësaj situate status-quo në Maqedoni, me këtë përbërje politike, proceset shkojnë në dëm të shqiptarëve. Më duhet të theksoj se para mbajtjes së zgjedhjeve, gjithsesi duhet të pësojë ndryshime kodi zgjedhor, si dhe pastrimi i listave zgjedhore nga votuesit fiktivë - që kërkon një angazhim dhe vullnet më të madh politik”, thekson politikologu Shabani.
Nga ana tjetër, Valon Kurtishi nga sektori civil në Tetovë, vlerëson se këto zgjedhje do të nxjerrin në pah vlerat individuale, ngase, sipas tij, ngadalë, por me hapa të sigurt zbehet imazhi i “autoriteteve qiellore të liderëve politikë”, nën ombrellën, e të cilave ka fituar partia tyre.
“Mendimi im është se elementi shqiptar në vend ka akoma punë për të bërë për të arritur nivele më të larta të përfaqësimit të vlerave. Por, me kalimin e kohës, kjo çështje evoluon. Komuniteti shqiptar me krijimin e hapësirës më të madhe për arsimim, shkollim, ka bërë që stadi i zhvillimit emancipues të pësojë ngritje në vazhdim dhe këtë ngritje askush nuk mund ta ndaloj më”.
“Në pajtim me këtë, komuniteti shqiptar di të zgjedhë se çka është më e mira për të, në momentin dhe hapësirën e duhur kohore”, shprehet Kurtishi.
Ndryshe, të gjitha partitë politike në opozitë, pasi braktisën punën e Parlamentit, kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme pasi të ketë pësuar ndryshime kodi zgjedhor.
Nga ana tjetër, partitë politike në pushtet theksojnë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është në dëm të procesit integrues.
BDI-ja vlerëson se për momentin nuk është koha për zgjedhje. Megjithatë, sipas kësaj partie, gjithçka varet nga zhvillimet politike.
VMRO DPMNE-ja ka qëndrim të prerë – për momentin nuk ka zgjedhje të parakohshme. Ditën kur Kryesia Qendrore e kësaj partie do të vendosë për një gjë të tillë, do të njoftohet i gjithë opinioni, u shpreh anëtari i Kryesisë Qendrore të VMRO DPMNE-së, Zoran Stavrevski.