Ndërlidhjet

Fuqizohet START-i i ri


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të përurojnë zyrtarisht marrëveshjen për reduktimin e armëve bërthamore.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të shkëmbejnë dokumentet finale për ratifikimin e paktit të ri START.

Ngjarja do të zhvillohet në Mynih të Gjermanisë, ku dy zyrtarët do të marrin pjesë në konferencën vejtore të sigurisë.

Marrëveshja i obligon të dyja palët që brenda shtatë vjtësh t’i zvogëlojnë kokat bërthamore deri në 1,550.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG