Ndërlidhjet

Thaçi: S'ka nevojë për ndërmjetësim të OKB-së


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, tha se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka nevojë që dikush të jetë ndërmjetësues në bisedimet me Serbinë.

Ai i bëri këto komente duke u përgjigjur në pyetjen rreth caktimit të shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zanier, si person kontakti të OKB-së në dialogun Beograd-Prishtinë.

Megjithatë, Thaçi nuk i përjashtoi rolet që duhet t'i kenë Brukseli dhe Uashingtoni në këto bisedime, ndërsa përsëriti se “me Serbinë do të bisedohet vetëm si dy shtete të pavarura dhe për interesat e qytetarëve të të dyja vendeve”.

Një ditë më parë, në një intervistë për mediat serbe, Lamberto Zanier ka thënë se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, e kishte caktuar atë dhe shefin e zyrës së OKB-së në Beograd, Endrju Gilmor, si persona kontaktues të OKB-së në bisedimet Prishtinë-Beograd.

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, po ashtu tha se Kosova vendos vetë për politikat ekonomike, duke iu përgjigjur kështu kritikave të FMN-së për premtimet për rritje pagash.

Sot, në një konferencë për gazetarë, ai shpalosi, siç u tha, një pako të re stimuluese për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG