Kosova renditet e 110-ta me një vlerësim prej 2.8 pikësh në mesin e 178 shteteve të botës nga Transparency International. Kjo organizatë ka bërë sot publik raportin vjetor mbi shkallën e korrupsionit në nivel global.
Është hera e parë që kjo organizatë e rendit Kosovën në mesin e shteteve të tjera. Ndryshe nga ç’mund të mendohet, arsyet pse Kosova nuk ka qenë pjesë e atij që njihet si treguesi i korrupsionit të matur nga Transparency International, kanë qenë teknike.
“Kjo ka qenë hera e parë që ne kemi mundur të përdorim tre burime në Kosovë. Kjo është ajo që ne bëjmë me çdo vend - përdorim tre burime informacionesh për të nxjerrë treguesin. Deri tani, Kosova nuk ka qenë e përfshirë për arsye teknike, jo politike”, thotë Deborah Unger, zyrtare e informacionit pranë Transparency International.
Koni Abel, koordinatore për Evropën Juglindore pranë Trasnparency International, vlerëson legjislacionin si pikën më të fortë të Kosovës në luftën kundër korrupsionit.
“Nëse shikon se çfarë ndodh në Kosovë, situata është thuajse e njëjtë me atë të vendeve fqinje. Ajo që duhet të thuhet, është se procesi i lëvizjes drejt Bashkimit Evropian ka nisur më vonë, ndaj në disa gjëra janë më pas. Por, nëse shikon në fusha si legjislacioni, ka tregues shumë premtues”, thotë Abel për Radion Evropa e Lirë.
Ajo shton se legjislacioni në Kosovë, ndonëse në disa raste është edhe më solid se në disa pjesë të vetë BE-së, ka mangësi të ndjeshme në zbatim. Drejtësia shfaqet sërish si thembra e Akilit për Kosovën dhe luftën kundër korrupsionit.
“Nëse drejtësia nuk funksionon, gjithçka tjetër, edhe nëse ekziston legjislacioni, mbetet problematike. Nëse nuk ndëshkohen zyrtarët e korruptuar apo kriminelët, gjithçka ngec. Kjo është një fushë që dua ta theksoj, por padyshim që nuk është e vetmja”, sqaron Abel.
Kosova gjendet në mes sa i përket vlerësimit të korrupsionit, por ajo renditet më poshtë se vendet e tjera të rajonit.
Maqedonia ka pozitën më të mirë sa i përket shkallës së korrupsionit në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Maqedonia renditet e 62-ta me një numër pikësh prej 4.1, e ndjekur nga Mali i Zi që gjendet në vendin e 69-të.
Më pas vjen Serbia në vendin e 78-të, me një vlerësim prej 3.5 pikësh, e ndjekur nga Shqipëria në vendin e 87-të me 3.3. Pas Shqipërisë gjendet Bosnja në vendin e 91-të ose me një nivel pikësh prej 3.2.
Të gjitha vendet e rajonit kanë shënuar përparim krahasuar me vitin e kaluar. Shqipëria, në raportin e vitit 2009 të hartuar nga Transparency International, renditej e 95-ta, e po kështu dhe Serbia, e cila vjet ishte në vendin e 83-të. Përmirësimin më të dukshëm e ka bërë Maqedonia.
Me gjithë përmirësimin në renditje, Abel nuk pranon të flasë për përparim në luftën kundër korrupsionit në rajon.
“Është e kuptueshme se disa nga vendet kanë shënuar përparim të lehtë, por është një ecje shumë e ngadaltë. Ne shpresojmë që do të kemi përmirësime më të ndjeshme në të ardhmen dhe ka aq shumë probleme që duhen trajtuar. Hezitoj të flas për përparim në rajon”, sqaron Abel për Radion Evropa e Lirë lëvizjen që vihet re në pozitën e vendeve të Evropës Juglindore.
Sipas Transparency International, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është një shtytës shumë i rëndësishëm për vendet e rajonit, e ndoshta arsyeja kryesore që ka çuar drejt lëvizjeve pozitive, qoftë dhe minimale. Mungesa e vullnetit politik që ndryshimet të vijnë nga brenda, është sfida kryesore.
“Sfida kryesore mbetet vullneti politik për të ndryshuar sjelljen e qasjen dhe mënyrën e trajtimit të situatave. Nuk kam parë ndonjë politikan në rajon të vendosur në këtë drejtim”, thotë Abel.
Ajo shton se kjo vlen si për çdo vend tjetër të rajonit dhe për Kosovën.
Në nivel global, vendin e parë si shtete më pak të korruptuara e ndajnë Danimarka, Zelanda e Re dhe Singapori me 9.3 pikë.
Ndërkaq, Somalia e përmbyll raportin me një vlerësim prej 1.1 pikësh. Në një gjendje po kaq negative sa i përket shkallës së korrupsionit, janë dhe Mijanmari e Afganistani me 1.4 pikë. Këto janë tre vendet që mbyllin tabelën.
Tre të katërtat e vendeve të përfshira në raport gjenden poshtë vlerësimit prej 5 pikësh, kur Transparency International përdor vlerësimin 10 si maksimal dhe 0 për shkallën më të lartë të korrupsionit. Të gjitha vendet e rajonit kishin më pak se 5 pikë.