Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takohet pasditen e sotme në Uashington me zëvendëspresidentin amerikan, Xho Bajden.
Pas takimit me zotin Bajden, kryeminsitri i Kosovës do të bisedojë dhe do të ketë drekë pune me një numër kongresistësh amerikanë.
Takimi i sotëm Thaçi-Bajden zhvillohet vetëm një ditë para publikimit të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Opinioni këshillëdhënës i Gjykatës ka qenë edhe dje në qendër të fjalimit të zotit Thaçi në Institutin Amerikan për Paqe.
Kosova do ta respektojë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe është e gatshme të përballet me sfidat që do të vijnë pas 22 korrikut, tha Thaçi.
“Jam shumë optimist se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë do të jetë në përputhshmëri me realitetin e Kosovës dhe nuk do të jetë i drejtuar kundër askujt. Mirëpo, çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës, pavarësia e Kosovës mbetet e pakthyeshme dhe liria e popullit tim e përhershme”, deklaroi Thaçi.
Kryeministri kosovar përsëriti gatishmërinë e institucioneve të Prishtinës për bisedime me Serbinë, por dhe vijat e kuqe për këto negociata.
“Dua ta bëj të qartë se institucionet e Republikës së Kosovës kurrë nuk do të ulen për të diskutuar për statusin apo integritetin territorial të saj, sepse integriteti i saj është i njohur dhe i paprekshëm”, nënvizoi kryeministri Thaçi.
Lidhur me bisedimet, kreu i ekzekutivit kosovar foli për kornizën e agjendës së negociatave të mundshme me Beogradin.
“Duhet të vazhdojmë të bisedojmë për gjetjen e personave të zhdukur. Dialogu aktual duhet të avancohet në shenjën e rezultateve konkrete. Pastaj kthimin e refugjatëve në prona dhe në shtëpitë e tyre, kthimin e dokumentacionit nga Serbia, çështjen e kthimit të fondit pensional”.
“Po ashtu, dialogun për bashkëpunimin rajonal, si eliminimi i pengesave në lidhje me pjesëmarrjen në mekanizmat dhe iniciativat rajonale, tejkalimin e pengesave për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë nëpër Serbi dhe anasjelltas. Gjithashtu, njohja e pasaportave dhe tabelave të veturave, vendosja e demarkacionit të kufirit. Pastaj për çështjen e ujit energjisë”, tha Thaçi.
Ai shtoi se, me gjithë gatishmërinë e Kosovës, problemi mbetet te qasja destruktive e Beogradit, e cila është e tillë jo vetëm ndaj Kosovës, por ndaj gjithë rajonit.
Në këtë kaudër, ai nënvizoi faktin se Serbia nuk mund të marrë përgëzime se zbulon varreza masive, pasi në ato varreza janë krimet e kryera nga Serbia.
Por, integriteti territorial, ideja e ndryshimit të kufijve, ishte ajo që doli më shpesh nga pyetjet e pjesëmarrësve.
I pyetur nëse do të pranonte Kosova ndryshimin e kufijve në shkëmbim të anëtarësimit në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare, Thaçi përsëriti sërish jo.
Thaçi, në vizitën e tij në Uashington, shoqërohet dhe nga minisiti i Ekonomisë e Financave, Ahmet Shala.
Delegacioni kosovar është takuar me zëvendëspresidentin për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore si dhe me kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Strauss Kahn.