Kushtetuta e Kosovës e përcakton shtetin e krijuar dy vjet më parë si “shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”.
Akti më i lartë ligjor i Kosovës, sipas ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, nuk lë hapësirë për paqartësi lidhur me mbajtjen e simboleve fetare nëpër institucione arsimore e publike, sepse, siç thuhet, vë në pah laicitetin e sistemit shtetëror të vendit.
“Në mënyrën se si është e formuluar Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e qartëson jashtëzakonisht mirë çështjen e simboleve fetare në institucionet publike, edhe në shkolla, edhe në institucionet e shtetit”.
“Meqë Ministria e Arsimit është institucion që e zbaton vetëm Kushtetutën, nëse ka qytetarë që mendojnë se zbatimi i Kushtetutës nuk është konform saj, për mendimin tonë do të duhej të ankoheshin në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese ta japë një opinion, sikur ndodh në çdo vend demokratik të botës”, shprehet ministri Hoxhaj.
Në muajin maj të këtij viti, Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim administrativ, me të cilin nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta u ndalohet bartja e uniformës fetare në objektet e institucioneve arsimore.
Udhëzimi ka nxitur pakënaqësi në radhët e përkrahësve të idesë për mbajtjen e shamive nëpër institucione publike, ndërsa çështja është riaktualizuar javën e kaluar, me protestën e organizuar kundër një rregulloreje të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me të cilën nxënësve u ndalohet “bartja e uniformave fetare në ambientet e shkollës”.
Kryetari i Këshillit Organizativ të asaj proteste, Halil Kastrati, thotë se mbajtja e shamive nëpër institucione publike nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Vendimet e institucioneve kosovare për këtë çështje, Kastrati i quan ekstremiste.
“Shteti ynë po tregon një lloj ekstremizmi karshi myslimanëve dhe jo vetëm në këtë pikë, kur është çështja për mbulesa, por edhe për gjëra të tjera, të cilat argumentojnë naivitetin e shtetit tonë”.
“Kjo është një çështje që, me të vërtetë, i ka irrituar myslimanët”, thotë ai, për të shtuar se me ndalimin e mbajtjes së shamive nëpër institucione arsimore e publike, besimtarëve myslimanë u shkelen të drejtat e njeriut.
Kastrati thotë se duhet të respektohet ligji për liritë fetare në Kosovë.
Doktori i sociologjisë religjioze, Ismail Hasani, mendon se mungesa e rregullativës ligjore dhe e një debati të hapur ka krijuar paqartësi lidhur me atë se a do të duhej apo jo, që femrave kosovare t’u lejohej mbajtja e shamive nëpër institucione arsimore.
Hasani thekson rëndësinë për respektimin e së drejtës së njeriut për ta parë figurën e njeriut tjetër, gjë të cilën, sipas tij, e pamundëson shamia.
“Nuk ka rregullativë ligjore të precizuar në mënyrë strikte, që përkufizon lirinë ose të drejtën e individit - të mashkullit ose të femrës - për të dalë në vende publike i lakuriqësuar ose në forma të tjera, me të cilat zgjon asociacionet e të tjerëve”, shprehet Hasani.
Por, si e shohin këtë çështje personat, të cilët ndoshta më së shumti ndikohen nga qëndrimet e ndryshme, lidhur me mbajtjen e uniformave fetare nëpër institucione arsimore e publike?
Arbnora Avdiu, absolvente në Fakultetin e Gazetarisë në Prishtinë, ka tre vjet që mban shami. Ajo shprehet kundër ndalimit të shamive nëpër institucione publike dhe thotë se vendimet që mbështesin një gjë të tillë, asaj dhe femrave të tjera myslimane ua shkelin të drejtat njerëzore.
“Shamia për mua është vendim personal, ndërsa ndalimi i saj për mua do të ishte një katastrofë. Kur e mendoj se nuk do të kemi asnjëherë mundësi për shkak të ligjeve që na ndalojnë këtë punë, paramendoni se sa vjet të mia shkollë do të shkonin huq”, thotë Avdiu.
Krejt ndryshe mendon Pajtesa Kadriu, studente e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
“Për shkollë të mesme, mendoj se nëse je e mbuluar dhe i përkushtohesh fesë, ekziston medreseja në Prishtinë. Shko atje dhe drejtohu për shkenca fetare”, shprehet ajo.
Përveç kërkesave për lejimin e mbajtjes së uniformave fetare në institucione publike, një pjesë e besimtarëve myslimanë ka shpalosur së fundi edhe një kërkesë tjetër - atë të futjes së fesë si lëndë mësimore nëpër shkolla.
Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me raportet fe - institucione, sipas sociologut Hasani, kërkojnë një debat të hapur publik.
“As njëra e as tjetra palë, në këtë rast, nuk ka të drejtë. Debati duhet të zhvillohet deri në fund. Derisa shtetet normale vënë çështje të ndryshme në referendum, deri në instanca banale, për rregullimin e një parku ekologjik ose diçka tjetër, mbase edhe do të duhej të shqyrtohej ideja e referendumit për këtë çështje”, thekson Hasani.
Bashkësia Islame, ndërkaq, duket se ka zgjedhur të mbetet jashtë këtij debati. Të kontaktuar disa herë brenda ditëve të fundit nga Radio Evropa e Lirë, përfaqësues të kësaj bashkësie nuk kanë dashur ta komentojnë çështjen e mbajtjes së uniformave fetare nëpër institucione publike.