Ekspertë të çështjeve ekonomike dhe sociale janë skeptikë se Këshilli Ekonomik Social, pas fillimit të dialogut për zgjidhjen e një numri të madh të problemeve, me të cilat ballafaqohen punëtorët kosovarë, do të mund të arrijë të përmirësojë gjendjen aktuale të këtyre të fundit.
Eksperti i politikave ekonomike dhe sociale, Flamur Keqa, thotë se ka ngecje të mëdha në këtë proces.
“Përvoja disavjeçare na ka bërë të dyshojmë në sinqeritetin e këtij dialogu social dhe, eventualisht, sikur partnerët në dialogun social të ishin më të sinqertë dhe më seriozë në arritjen e një marrëveshjeje, ajo me siguri që do të thoshte shumë për çështjen sociale në Kosovë, e sidomos për punëtorët e Kosovës, të cilët i konsideroj si kategorinë më të pambrojtur në shoqërinë kosovare”, shprehet Keqa.
Ai sugjeron autoritetet kosovare që të ngrenë përgjegjësinë e tyre ndaj kësaj çështjeje dhe në këtë mënyrë ta arrijnë një marrëveshje, e cila do ta ndihmonte klasën punëtore. Kurse, sa i përket pjesëmarrjes së numrit të përfaqësuesve nga komuniteti i biznesit dhe sindikatave, Keqa thotë:
“Mendoj se po manipulohet shumë me numrin e pjesëmarrjes në dialogun social. Kjo po u kushton domosdo edhe punëtorëve të Kosovës”.
Profesori i ekonomisë, Isa Tahiri, thotë se bllokimi i këtij dialogu për katër vjet lë të kuptohet se ky proces nuk mund të ketë ndonjë sukses në përmirësimin e kushteve të punëtorëve.
“Nuk do të mund të bien dakord për asgjë. Pa u bërë një ndryshim drastik, pa ardhur njerëz eminentë, që i kanë elementet qenësore, profesionale të nivelit të lartë, vështirë që do të ketë”, thotë Tahiri.
Ai shpreh dyshime se Këshilli Ekonomik Social, si organ më i lartë trepalësh dhe si organ jopolitik, mund të funksionojë i pavarur, pa ndikim të ndonjë partie politike apo të ndonjë interesi politik.
Sidoqoftë, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), të cilët në këtë këshill do të përfaqësojnë interesin e organizatave të punëdhënësve, thonë se do të japin maksimumin për zhbllokimin e kësaj situate.
Kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj, thotë se zyrtarët e kësaj ode do të mundohen që në mënyrën më të mirë t’i përfaqësojnë punëdhënësit.
“Këshilli Ekonomik Social duhet të merret prej përcaktimit apo le të themi përshpejtimit të Ligjit të punës në mënyrë sa më të shpejtë, sa më urgjente, pastaj me përcaktimin e pagës minimale, përcaktimin e dialogut të mirëfilltë publiko-privat për kontratë kolektive, e cila do të duhej të ishte parim i punës së Këshillit Ekonomik Social”, thekson Beqaj.
Autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se dialogu social do të fillojë, pavarësisht pakënaqësive të shprehura nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, për shkak të përfaqësimit të tij si punëmarrës me vetëm tre anëtarë në Këshillin Ekonomik Social.
Ndryshe, përmes një udhëzimi administrativ të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si partnerë socialë në kuadër të Këshillit Ekonomik Social, do të jenë: BSPK-ja, Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës.