Komiteti Presidencial i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u shpreh qartë për zgjidhje kushtetuese të situatës politike në Shqipëri.
Pas një të hëne të gjatë negociatash, delegacioni tha se doli në përfundimin se zgjidhja e krizës politike duhet të bazohet në principet, të cilat lexoi presidenti i Asamblesë, Mevlut Çavushoglu.
Ai foli për krijimin pa vonesa të mëtejshme të komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, i drejtuar nga përfaqësuesit e opozitës dhe në të cilin opozita të ketë një mazhorancë efektive.
Çavushoglu foli për një komision hetimor që të përgatisë amendamentet për kodin elektoral në një linjë me rekomandimet e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe Rezolutën 1709.
Opozitës gjithashtu duhet t’i garantohet një ndarje e drejtë e kryesimit të komisioneve parlamentare. Për sa u takon termave të referencës së komisionit hetimor, delegacioni nënvizon se të dyja palët ranë dakord se duhet trajtuar brenda sistemit kushtetues të Republikës së Shqipërisë.
Delegacioni konsideron se kjo është e mjaftueshme për të mundësuar një pjesëmarrje të përhershme të opozitës në punimet e Kuvendit.
Delegacioni i kërkoi opozitës ta bëjë këtë dhe pa vonesa të mëtjeshme.
Por, pika më e nxehtë e debatit, që mban ende peng marrëveshjen politike, lidhet me hapjen ose jo të kutive të votimet – një çështje për të cilën vetë delegacioni i Këshillit të Evropës e ka një zgjidhje, por pret që të jenë dy partitë e mëdha ato që të vendosin.
Presidenti i Asamblesë së Këshillit të Evropës, Mevlut Çavushoglu, kujtoi Gjykatën Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias si organizma që mund të bëjnë interpretimin kushtetues të saj.
“Pikësëpari, njerëzit duan t’i shohin partitë në Kuvend. Vendi i tyre është aty. Nëse ka mosmarrëveshje, ato duhet të zgjidhen sipas sistemit kushtetues”.
“Vendi ka një Gjykatë Kushtetuese dhe kemi disa mekanizma këshillues, siç është Komisioni i Venecias, që, nëse do të duhet, do t’i vëmë në funksion. Por, në këtë fazë, ne po presim një progres pozitiv, ndaj dhe nuk i përmendëm”, tha Çavushoglu.
Mazhoranca e përshëndeti deklaratën. Kryeministri u shpreh i gatshëm për t’i plotësuar të gjitha pikat e deklaratës së delegacionit të Këshillit të Evropës.
“I bëj thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, i cili pati rastin, gjatë këtyre ditëve, të shohë vullnetin tim të qartë dhe të palëkundur për kompromise, koncesione të nevojshme, në mënyrë që opozita t’i zërë vendet në Parlament”, tha kryeministri Berisha.
Opozita, nga na tjetër, nëpërmjet kreut të saj, Edi Rama, ripërsëriti qëndrimin për hapjen e kutive të votimit, si i vetmi kusht për rikthimin e opozitës në Kuvend.
“Pa hapjen e kutive, nuk ka zgjidhje të krizës dhe as rifillim të jetës normale parlamentare. Dua t’i siguroj të gjithë shqiptarët se ne nuk tërhiqemi nga beteja jonë, për të mos lejuar institucionalizimin e regjimit të korrupsionit mbi zgjedhjet në Shqipëri”, tha Rama.