Migrimi i kosovarëve në vende të ndryshme të botës nuk është në rënie, por ka tendenca të rritjes. Sipas vlerësimeve të bëra nga zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë, Kosovës aktualisht i mungojnë politikat lidhur me format legale të mig11rimit.
Shefi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Jorge Baca Vaughan, thotë se minoriteti rom, ashkali dhe egjiptas bën më shumë përpjekje për të migruar kryesisht në mënyrë të paligjshme. Ky migrim ilegal, sipas tij, bëhet për shkak të shkallës së lartë të papunësisë dhe gjendjes së rëndë ekonomike.
“Në përgjithësi, 66 për qind e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, e anëtarëve të rritur të këtij komuniteti, është e papunë dhe 72 për qind e rinisë së këtyre minoriteteve është e papunë”.
“Këto statistika tregojnë se pjesëtarët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas janë të prekshëm, të ndjeshëm dhe me shumë gjasa për përpjekje për të migruar kryesisht në mënyrë të paligjshme në Evropën perëndimore, në kërkim të mundësive më të mira”, thotë Jorge Baca Vaughan.
Ai thotë se për shkak të papunësisë në rritje në Evropën perëndimore, si pasojë e krizës ekonomike, edhe për ata që arrijnë të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian, qasja në mundësinë e punësimit ose mundësitë për të fituar status ligjor në vendet e destinacionit, janë ulur ndjeshëm.
Interesimi për migrim ka arritur pothuajse në gjendjen e viteve të ‘90-ta. Në atë kohë, migracioni ka ndodhur për shkak të gjendjes politike, ndërsa tash, sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Haviz Leka, arsye kryesore është gjendja ekzistenciale.
“Mund të them se jemi duke bërë përpjekje që ta stabilizojmë në kuota apo ta evitojmë këtë migrim. Po ashtu jemi duke u mundur që ta kthejmë këtë migrim ilegal në legal”, thotë Leka.
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se vazhdimisht po mundohen të krijojnë infrastrukturën e nevojshme për qytetarët, në mënyrë që këta të fundit të mos emigrojnë në vendet e ndryshme perëndimore.
Ata premtojnë se do të krijojnë kushte më të mira për të gjithë dhe fenomeni i emigrimit t’i takojë së kaluarës.
Shefi i divizionit për migrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kemjal Shaqiri, shprehet:
“Nisur nga ajo që migracioni ilegal është një e keqe e njerëzimit dhe që të gjithë së bashku po ballafaqohemi me sfidat, ne, si ministri, jemi duke marrë masa për ta ndaluar këtë dukuri në Kosovë. Po ashtu, në bashkëpunim me IOM-in, jemi duke bërë përpjekje për kthimin e qytetarëve”, thotë ai.
Vendet më atraktive për ata që synojnë të migrojnë në mënyrë ilegale, janë vendet e Bashkimit Evropian, por edhe Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, me gjithë faktin se qytetarët interesohen të lëshojnë Kosovën, prej vitit 2000 e deri më tash, vendet e Evropës perëndimore kanë kthyer me detyrim mbi 52 mijë kosovarë, të cilët Kosovën e kanë lëshuar në vitet ‘90.