Ndërlidhjet

Shkenca që ndryshoi botën në 2009


Shkencëtarët pas lansimit të projektit Large Hadron Collider, 23 nëntor 2009.
Shkencëtarët pas lansimit të projektit Large Hadron Collider, 23 nëntor 2009.

Këtë vit, shkenca dhe teknologjia na kanë ndihmuar që botën ta kuptojmë në mënyrë krejtësisht të re: hulumtuesit i kanë shkatërruar protonet së bashku dhe i janë afruar zbulimit të sekrtetit të kësaj çështjeje. Në Iran dhe në Moldavi, ku kanalet e mediave konvencionale ishin të mbyllura, lëvizjet protestuese u dërguan nëpër botë nëpërmjet Tviterit në internet. Nga ana tjetër, me gjithë financimet ndonjëherë të vogla për hulumtime, nuk kanë munguar as zbulimet në mjekësi, përfshirë edhe testin premtues të vaksinës kundër sëmundjes SIDA.


Depërtimi i thellë në brendi të atomit dukej sikur një fiksion shkencor, apo edhe endërr e shkencëtarëve, por, në dhjetor të vitit 2009, u ndërmor një hap gjigand drejt arritjes së këtij depërtimi.

Me zgjidhjen e problemeve teknike, ky projekt e dërgoi shtyllën e protoneve në udhëtim, me një shpejtësi rekorde prej 1,200 miliardë volt elektron të energjisë nëpër një gyp nën kufirin Francë – Zvicër.

Me këtë sukes të madh në fillim, është përgatitur shkalla për zbulimin e grimcave misterioze subatomike dhe me gjasë disa nga çelësat për vetë universin.

Ja se ç’thotë për projektin LHC (Large Hadron Collider), Rolf Hojer, drejtor i përgjithshëm i Organizatës evropiane për kërkime borthamore.

“LHC mendoj se na sjell shumë afër për kuptimin e shkallës së hershme të universit: si u zhvillua universi? Pra, shumë pyetje ngacmuese. Po ashtu, afro 95% të universit ne nuk e njohim, nuk e kuptojmë të ashtuquajturin univers të errët. Personalisht, shpresoj se projekti LHC do të hedhë dritën e parë në këtë univers të errët”, thotë Ralf Hojer.

Derisa protonet po gumëzhinin në tokë, ka pasur shumë të arritura teknologjike edhe mbi tokë.

Faqja shoqërore e re në internet Tviter, që shfrytëzuesve u mundëson të gjurmojnë çdo gjë, prej planeve për drekë të shokëve e deri te lëvizjet protestuese, ka pasur efekt të madh në vitin 2009.

Jo vetëm që është bërë fenomen global, me afro 60 milionë shfrytëzues për një muaj, në fund të vitit, por kjo adresë në internet, së bashku me rrjetet tjera shoqërore, ka luajtur një rol të rëndësishëm politik.

Ajo i ka ndihmuar demonstruesit që t’i organizojnë protestat pas zgjedhore në Moldavi në muajin prill 2009 dhe në qershor protestat në Iran. Shumë e kanë përdorur rrjetin Tviter për ta thyer bllokadën e mediave, të imponuar nga shteti.

Brajan Çen është ekspert për çështje të teknologjisë.

“Tviter tash është trevjeçar, por përfundimisht në sipërfaqe ka shpërthyer këtë vit. Ne shohim njerëz duke bërë gazetari qytetare në nivele shumë të larta. Aplikimet politike definitivisht janë më interesantet, pasi më në fund ne u japim zë njerëzve, të cilët, në kushte normale, janë të shtypur. Kjo është gjithë ideja e demokracisë digjitale, që secili që ka qasje në internet dhe në Tviter, të jetë në gjendje të shkëmbejë informacione, duke e kundërshtuar shtypjen”,
thotë eksperti Çen.

Në vitin 2009, miliona Tviter mesazhe ishin dërguar nëpërmjet të të ashtuquajturëve telefona të zgjuar, një pajisje që e plotëson boshllëkun ndërmjet telefonave e kompjuterëve.

Në këtë vit është shënuar një rritje e aplikimeve për këtë lloj të telefonave dhe e programeve që mund të shkarkohen.

Kompoania Ejpël (Apple) ka regjistruar 1 miliard të aplikacioneve të shkarkuara këtë vit dhe tash ofron më se 100 mijë sosh.

Analisti për teknologji, Brajan Çen, thotë:

“Ju e dini se çka do të thonë këto 100 mijë aplikacione, nga të cilat mund të zgjidhen të gjitha ato aplikacione të ndryshme, që ma plotësojnë stilin tim të jetës. Është një ëndërr e pajisjes perfekte, një pajisje që i bën të gjitha”.

Por, pajisjet e avancuara teknike nuk ishin të vetmet gjëra që këtë vit dolën nga laboratoret.

Me këtë rast po veçojmë edhe paraqitjen e stetoskopit të modernizuar. Tash, ky mjet i doktorëve nuk i mundëson mjekut dëgjimin e rrahjes së zemrës së pacientit, por mundëson edhe transmetimin e të dhënave në programet kompjuterike.

Kështu mund të detektohen edhe abnormalitete të vogla, të cilat ka mundur të ndodhë që mjeku të mos i ketë parë.

Por, me gjasë, e arritura më e madhe në sferën e shëndetësisë gjatë këtij viti është testi i vaksinës për sëmundjen SIDA, që rezultoi me 31 % të rrezikut të zvogëluar për infektim.

Rezultatet u shpallën pas studimit trevjeçar të afro 16 mijë vullnetarëve tajlandezë.

Derisa disa shkencëtarë kanë shprehur dyshime lidhur me legjitimitetin e të gjeturave, të tjerët e kanë lavdëruar këtë si arritje të madhe në luftën kundër sëmundjes HIV-AIDS.

Drejtori ekzekutiv i Vaksinës Globale të HIV-it, dr Alan Bernshtjan, thotë:

Ajo nuk mund të përdoret te popullata e përgjithshme, sepse efekti i saj i rastit dhe niveli i mbrojtjes është shumë i ulët. Por, është e një rëndësie të madhe, pasi është provë e konceptit, se ne aktualisht mund ta ndërtojmë vaksinën që mund të japë mbrojtje kundër HIV-it, megjithëqë ajo është modeste”, thotë dr Bernshtajn.

Kombet e Bashkuara do ta kujtojnë vitin 2009 si Vit i Astronomisë, që ishte shpallur në shenjë të njohjes së 400 viteve prej zbulimeve të Galileos. (F.B.)
XS
SM
MD
LG