Sistemi i shëndetësisë, gjatë vitit që po e lëmë pas, është përballur me mjaft vështirësi, por edhe me të arritura, ndërkohë që përpjekjet për ta ngritur cilësinë brenda këtij sistemi, do të vazhdojnë gjatë vitit që vjen.
Kështu thotë Alush Gashi, ministër i Shëndetësisë, i cili thekson se kjo ministri tashmë ka filluar reformë të thellë në aspektin legjislativ, me institucionalizim të transparencës së plotë, me menaxhim të shpenzimeve të parasë publike.
“Ne, si ministri, kemi kompetenca të plota në bazë të Kushtetutës, kemi një program qeveritar që e zbatojmë me përpikëri. Kjo mbështetje e qytetarëve dhe e punëtorëve shëndetësorë do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm dhe presim që viti 2010 të jetë vit më i mirë për shëndetësinë e vendit”, thotë ministri Gashi.
Ai pohon se kërkesat e punëtorëve shëndetësorë për ngritjen e nivelit të pagave si dhe përmirësim të cilësisë së punës, kanë qenë kërkesa legjitime gjatë vitit 2009. Sipas Gashit, 98 për qind e buxhetit është shpenzuar në vend, derisa vetëm 2 për qind për mjekimet jashtë vendit.
Ndryshe, një nga sfidat me të cilat janë përballur institucionet shëndetsore gjatë këtij viti, ka qenë edhe gripi pandemik A/H1N1, i njohur si gripi i derrave.
Sipas ministrit Gashi, ky grip është menaxhuar mirë, edhe pse që nga koha e paraqitjes së tij e deri tani kanë vdekur 11 persona.
Ministri Gashi shpreh keqardhjen e tij lidhur me, siç thotë ai, propagandën negative për vaksinën kundër gripit të derrave, e cila ka bërë që punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët të mos kenë ndonjë interesim të veçantë për të.
“Pandemia A/H1N1 është shpallur në muajin e pestë dhe që nga ajo ditë e deri tash ne i kemi zbatuar me përpikëri të gjitha rekomandimet. Me buxhetin që kemi pasur dhe me angazhimet shtesë, këtë gjendje shumë serioze kemi arritur ta mbajmë nën kontroll”.
“Kjo vaksninë është e licencuar dhe e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe është punuar në bazë të teknologjisë që punohet me dekada”, thotë ministri Gashi.
Gjatë këtij viti, të gjitha spitalet kanë arritur të pajisen me tomografi të kompjuterizuara si dhe rezonanca magnetike. Për këtë, sipas ministrit Gashi, nga buxheti i ministrisë që ai drejton, janë investuar 25 milionë euro, ndërkaq që nga donacionet tjera edhe disa miliona euro.
Në anën tjetër, Rita Hajzeraj, anëtare e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, thotë se strategjia legjislative, e cila është paraparë për vitin 2009, ka qenë në nivel të duhur, duke përjashtuar Ligjin për sigurime shëndetësore.
“Vetëm Ligji për sigurime nuk ka ardhur ende dhe jemi shumë të shqetësuar, sepse është njëri prej ligjeve elementare themelore, që do të rregullonte edhe pjesën tjetër të shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë e ka hartuar këtë ligj, por me procedura të rregullta nuk ka arritur te ne”, thotë Hajzeraj.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdimisht ka përkrahur sistemin shëndetësor në Kosovë. Kështu thotë Skënder Syla, përfaqësues i kësaj organizate, i cili nënvizon të arriturat dhe dështimet e këtij viti, duke përmendur edhe aplikimin e suksesshëm të Kosovës në fondin global për luftën kundër tuberkulozës.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ofruar ekspertizën dhe ka fituar 5.8 milionë euro për 5 vjetët e ardhshëm. Një e arritur tjetër - hapja e qendrës kombëtare e gripit në kuadër të Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik, në partneritet me Bankën Botërore”.
“Pastaj, kursi ndërkombëtar për sigurinë e spitaleve, strategjia për shkollat promovuese të shëndetit, zbatimi me sukses i aktiviteteve që të përmirësojnë shëndetin e fëmijëve dhe nënave në Kosovë, inicimi i dialogut në mes të profesionistëve shëndetësorë të pjesës jugore dhe veriore për trajtimin adekuat të rasteve me ndotje me plumb, menaxhimi adekuat për gripin pandemik, që ka qenë një sfidë për sivjet”, shpjegon Syla.
Zoti Syla thotë se sistemi shëndetësor në Kosovë do të vazhdojë të ketë sfida, të cilat, sipas tij, janë pasojë edhe e buxhetit të ulët, që kap shumën prej 40 deri në 45 euro për kokë banori, e që është me dhjetëra herë më i ulët se i shteteve evropiane.