Rritja e shpejtë e monedhës evropiane në raport me monedhën shqiptare, lekun, ka hapur debatin mbi adoptimin ose jo të euros në tregun shqiptar - një diskutim i nxitur dhe nga një deklarim i kryeministrit Sali Berisha, ku fliste për euron si një perspektivë e shpejtë për vendin.
Ekspertët e ekonomisë ndahen në qëndrimin nëse Shqipëria duhet të zëvendësojë apo jo lekun me euron, një ndarje që lidhet kryesisht me periudhën se kur duhet të ndodhë ky proces.
Zef Preçi flet për një perspektivë të shpejtë, nisur dhe nga logjika e zhvleftësimit me hapa galomanë të lekut në raport me euron.
“Studime dhe analiza të ndryshme, përfshirë dhe ato të FMN-së, tregojnë që vendet e vogla, si Shqipëria, mund që, kundrejt një plani përkatës, të vendosin në mënyrë të njëanshme për zëvendësimin e monedhës kombëtare me monedhën euro”.
“Rrethanat favorizuese për rastin e Shqipërisë kanë të bëjnë me faktin që më shumë se 80 për qind e shkëmbimeve tregtare kryhen në vendet e Eurozonës, qoftë në importe, qoftë në eksporte”.
“Më shumë se 80 për qind e huave bankare që janë dhënë nga bankat tregtare që operojnë momentalisht në Shqipëri, janë në euro, dhe kjo ndodh në një kohë që më shumë se tre të katërtat e depozitave janë monedhë vendase, pra shqiptare”, thotë Preçi.
Por, ndryshe arsyeton eksperti i ekonomisë, Adrian Civici. Sipas tij, futja e menjëhershme e euros në treg mund të rrezikojë së paku një rritje të madhe të çmimeve.
“Ekonomia shqiptare ka një tendencë të fortë euroizimi dhe, sipas disa llogaritjeve paraprake, del që rreth 35-36 për qind e ekonomisë shqiptare funksionon me euro”.
“Megjithatë, unë mendoj se futja e euros si monedhë kombëtare nuk mund të jetë diçka sot për nesër, sepse, në fund të fundit, adoptimi i një monedhe tjetër kërkon dhe ndryshime strukturore në ekonomi, në tregjet financiare dhe në shumë elemente tjera. Nuk është thjesht një zëvendësim formal i një letre që quhet ‘lek’ me një letër që quhet ‘euro’”, shprehet Civici.
Diskutimin e mban ndezur fakti që euroja vazhdon të rritet, duke shënuar madje nivele historike të këmbimit në raport me paranë shqiptare.
Adrian Civici rendit disa shkaqe, që, sipas tij, kanë sjellë këtë situatë në treg.
“Kjo rritje e shpejtë e ditëve të fundit, mendoj që i dedikohet më tepër rritjes së euros përgjithësisht në raport me të gjitha monedhat e tjera”.
“Ky është vetëm njëri nga faktorët, ndërkohë që analizat e shumta çojnë dhe në dy faktorë të tjerë shumë të rëndësishëm – shpenzimet qeveritare, deficiti buxhetor”.
“Dhe, së treti, është edhe një lloj mungese e sasisë së euros në treg, që vjen si pasojë e uljes së remitancave, uljes së vëllimit tregtar apo faktorëve të tjerë”, thotë Civici.
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, nënvizon dhe tendencat spekulative të tregut të këmbimit të valutës.
“Nga ana tjetër, duhet kuptuar që disproporcioni që ekziston ndërmjet burimeve të depozitave dhe shpërndarjes së kredive në monedhë të fortë, në euro, mendoj se përbën një kërcënim dhe askush nuk sheh dritë në fund të tunelit se deri ku mund të shkojë zhvlerësimi i monedhës sonë kombëtare”, thekson Preçi.