Ndërlidhjet

Shkupi hesht rreth njohjes së Kosovës


Pamje në Shkup
Pamje në Shkup

Shkupi hesht rreth shkrimeve në gazetat kosovare, të cilat njoftuan se Maqedonia do ta njohë Kosovën më 23 shtator. Por, zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi tha se përcaktimi i vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës ia hap rrugën njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, por edhe ai iu shmang saktësismit të datës se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Intelektualët shqiptarë thonë se Maqedonia është duke u vonuar shumë sa i përket njohjes së Kosovës.

Qeveria e Maqedonisë nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e shtypit kosovar se njohja e Kosovës do të bëhët me 23 shtator, pasi të përfundojë në tërësi shënimi i vijës kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës sipas planit të Martti Ahtisaarit.

Zëvendëskryeminstri për integrime evropiane, Ivica Boçevski, ripërsëriti qëndrimin se Shkupi zyrtar, vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës do ta ndërmarrë duke pasur parasysh interesat kombëtare.

"Vendimi, të cilin do ta marrë Republika e Maqedonisë lidhur me statusin e Kosovës, do të udhëheqet kryesisht nga interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës",
tha Boçevski.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylhaqim Ademi, tha se përcaktimi i kufirit është hap pozitiv drejt njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Maqedonisë.

"Tanimë krijohen kushte edhe ambient politik që njohja e pavarësisë së Kosovës të vijë si rrjedhojë logjike edhe e raporteve brenda Maqedonisë, edhe e ambientit politik në Maqedoni dhe rajon".

"Unë nuk dëshiroj ta lidh me data, nuk dëshiroj ta lidh me periudha kur do të ndodhë, nuk dëshiroj të them se do të ndodhë atëherë kur të themi ne apo dikush tjetër, por dëshiroj që kjo të jetë një marrëveshje, të bëhet në koordinim të mirë me shtetet fqinje tjera të Kosovës", theksoi Ademi.

Presidenti Cërvenkovski i ka bërë thirje Qeverisë që gjatë marrjes së vendimit për njohjen e shtetit të Kosovës, përveç përcaktimit të vijës kufitare, duhet të kërkojë nga Prishtinaa që të përdorë emrin kushtetues.

Ndërkaq, profesori universitar, Milaim Fejziu, thotë se Maqedonia gabon me mosnjohjen e Kosovës.

"Maqedonia ndodhet në një krizë të thellë. Vendi i ngarkuar me problemet e brendshme krijoi atmosferë që Shkupi të mos e njohë Kosovën dhe e dyta Maqedonia ka interesa dhe pret që ta kapitalizojë njohjen e Kosovës".

"Maqedonia duhet të mbajë llogari që afër gjysma e popullatës së saj është shpirtërisht e ineteresuar për njohjen e Kosovës dhe ajo nuk mund ta injorojë këtë vullnet", tha zoti Fejziu, për të konkluduar se partitë politike shqiptare që janë pjesëmarrëse në Qeveri, PDSH dhe BDI, nuk angazhohen sa duhet për njohjen e Kosovës nga Maqedonia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG