Në vitin 2005 kur u dërgua në Hagë i akuzuar për krime lufte Ramush Haradinaj e pa veten ballë përballë me Sllobodan Millosheviçin, i cili gjendej në një qeli aty afër.
"Millosheviçi më pyeti në anglisht nëse isha Haradinaj dhe vazhdoi me pyetje të tilla si "Si ndihesh këtu? dhe "Si po shkojnë gjërat në Kosovë?", kujton Ramush Haradinaj.
"Iu përgjigja se Evropa do të na ndihmojë të ndërtojmë shtetin në Kosovë dhe Amerika do të kujdeset për sigurinë tonë", vazhdon rrëfimin Haradinaj. Ai kujton se Millosheviçit nuk i pëlqeu përgjigja dhe u largua.
"Unë nuk ndihesha i humbur në këtë histori, se i takoja anës fituese" pohon Haradinaj.
Ramush Haradinaj doli i pafajshëm nga Gjykata e Hagës në prillin e këtij viti.
Aktualisht Haradinaj 40 vjeçar synon sërisht të udhëheq shtetin e sapo lindur. "Ne kemi një rrëmujë të madhe në vend. Ka njerëz që nuk kanë ujë për tualetet e tyre dhe ka mungesa të energjisë elektrike. Unë jam ai që mund t'i zgjidh problemet e tyre. Duat të jem kryeministri i ardhshëm i vendit dhe nuk ka dyshim për këtë", thotë Haradinaj.
I nderuar si luftëtar lirie nga shqiptarët dhe i urryer nga serbët, që e quajnë Rambo, për shkak se ka qenë e pamundur për ta shkatërruar atë, ai u prit si hero kur u kthye nga Haga. Në veri të Kosovës serbët dogjën uniforma të gjykatësve për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
"Lirimi i Haradinajt është padrejtësi e madhe", deklaroi atëbotë Vuk Jeremiç, ministri i jashtëm i Serbisë.
Vetë Haradinaj thotë se "ka qenë e vështirë që brenda natës të kthehesh nga kryeministër në të burgosur".
"Isha i trembur të kisha kaq shumë kohë për të qëndruar ulur. Por fushëbeteja ka qenë më e keqe se Haga. Në luftë shikoje vëllezërit e tu të vriteshin", kujton kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Jeta e Haradinajt ka qenë e karakterizuar nga betejat, humbjet dhuna dhe gjakderdhejet. Dy nga vëllezërit e tij u vranë gjatë luftimeve me ushtarët serbë, ndërsa i treti u qëllua për vdekje në vitin 2005.
Haradinaj thotë se qe i bindur që lufta e armatosur ishte e vetmja rrugë për të luftuar dominimin serb që në moshën 14 vjeçare, kur pa policët serbë të rrihnin demonstruesit shqiptarë.
"Ata i rrihnin shqiptarët pasi kishin armë dhe ishin pala e fortë. E kuptova se ne duhej të ishim edhe më të fortë", thotë Haradinaj duke kujtuar rrugën e përfshirjes së tij në luftë.
Me heqjen e autonomisë Haradinaj emigroi në Zvicër, ku bëri punë të rëndomta, por filloi dhe përgatitjen për fushëbetejën e ardhshme duke u stërvitur në kung fu, duke lexuar literaturë për taktikat guerrile dhe duke vrapuar 60 milje nëpër Alpe.
Ai u kthye në Kosovë në fillim të 1998 me fillimin e përleshjeve të armatosura mes guerrilës shqiptare dhe trupave serbe.
Gjatë ditëve të para të luftës ai pa të vëllanë Luanin të vritej, derisa të dy hynin në Kosovë nga Shqipëria. Ai e mbajti trupin e pajetë të vëllait për katër orë derisa mundi ta varroste.
Ushtarët e UÇK-së që luftuan bri tij thonë se Hardinaj qe një frymëzim i madh për ta, pasi reflektonte besnikëri dhe karizëm.
Pas ndërhyrjes së NATO Haradinaj iu fut studimeve dhe u diplomua në drejtësi. Bashkëstudentët habiteshin të shihnin herion e luftës në të njëjtën auditor me ta. Hardinaj me vetstudim mësoi anglishten, frëngjishten dhe gjermanishten.
Haradinaj pasi ndihmoi në transmofmimin e UÇK-së krijoi partinë e tij. Diplomatët perëndimor thonë se ai është inteligjene dhe energjik.
Ai çmohet edhe për faktin se pengoi sulmet kundër manastirit ortodoks më të njohur të serbëve në Kosovë gjatë trazirave të 2004.
Derisa Haradinaj ishte në Hagë ish rivali i tij Hashim Thaçi u zgjodh kryeministër.
"Ne po përpiqemi të ndërtojmë një demokraci të re dhe nuk do ta lëmë Ramushin ta kthejë Kosovën në xhungël", thotë Vlora Çitaku zëdhënëse e Partisë Demokratike.
Haradinaj është shumë kritik ndaj qeverisë që po lejon Beogradin të kontrollojë veriun e Kosovës.
"Ne duhet të jemi të aftë të përmbushim detyrimet pas 17 shkurtit. Unë e di se çfarë është durimi, por nëse bini në gjumë nuk është mirë e do të jetë shumë vonë",thotë Ramush Hardinaj.