Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka theksuar se mitingu i mbrëmshëm ka qenë madhështor, por eskalimi i situatës nuk ka qenë i mirë.
Ndërkohë që institucionet e vendit janë akuzuar nga analistë politikë dhe politikanë serbë për përgjegjësinë e organizimit të mitingut.
Policia ka reaguar shumë vonë, ndërkohë që në faqe të internetit janë hedhur xhirime të plaçkitjeve masive të dyqaneve të thyera në qendër.
“Këta na shkatërruan të kaluarën, tani duan të na shkatërrojnë edhe të ardhmen”, ka thënë Çedomir Jovanoviq, lideri i liberal-demokratëve.
Ndërkaq, Nenad Çanak, i hungarezëve të Vojvodinës, ka thënë se përgjegjësinë e mban kryeministri Vojisllav Koshtunica dhe ai që nga mbrëmë në duart e tij ka gjak.
Protestuesit janë qetësuar rreth mesnatës, ndërkohë që situata është qetësuar sot, megjithatë ende vërehen gjurmët e rrebelimit të mbrëmshëm.
Një pjesë e semaforëve janë prishur, kurse edhe shenjat e kominikacionit ishin hequr duke shërbyer si mjete të forta.
"Populli i Serbisë me një miting madhështor dhe një lutje ka thënë çfarë mendon për Kosovën. Para së gjithash, Serbia ka dërguar mesazhin se është për drejtësi, liri dhe që nuk e pranon politikën e forcës së vendeve perëndimore; tregon se mbron fort vlerat mbi të cilat fillon bota demokratike”, ka thënë ndërkaq kryeministri Vojisllav Koshtunica, duke shtuar se “fatkeqësisht mbrëmë ka ndodhur edhe një rast i keq dhe një person humbi jetën”.
Ai ka thënë se të gjithë që janë pro shtetit të rrejshëm të Kosovës gëzohen kur shohin dhunë në Beograd dhe ka ftuar qytetarët që të mos ndodhë as incidenti më i vogël.
Sonja Biserko, drejtuese e Komitetit të Helsinkit në Beograd, thotë se nuk është befasuese ajo që ka ndodhur.
"Gjithë kjo që ka ndodhur mbrëmë dhe aspiratat në Republikën Serbe është një strategji e Beogradit dhe kurrë nuk ka ndaluar së qeni strategji e Beogradit. Mbrëmë është dalur me një porosi për destabilizimin e rajonit. Tomisalav Nikoliq nuk ka hequr dorë nga ideja e Serbisë së madhe dhe as Vojisllav Koshtunica. Mbrëmë kemi pasur në krye partitë politike që janë trashëgimtare të politikës së Millosheviqit", thotë Biserko.
Ndërkaq Jelica Miniq, nga Lëvizja Evropiane e Serbisë, thotë se Serbia i ka dërguar botës një mesazh të keq. Por, këto shtete nuk do të kenë reagime drastike.
"Nëse kjo nuk vazhdohet, nuk do të ketë ndëshkime të mëdha. Por, nëse vazhdohet, mund të priten reagime nga shtete të ndryshme dhe një lloj bllokimi i Serbisë. Megjithatë, këto protesta kanë dërguar një mesazh të shëmtuar", thotë Miniq.